Dëshmi të frikshme vijnë pas ngjarjes në Durrës ku 20 gra të një rrobaqepësie mbetën të helmuara në orar të punës mëngjesin e sotëm.
Një prej punonjësve që ka përfunduar në spital ka treguar për gazetaren Klodjana Haxhiaj se e ka gjetur shoqen, e cila ishte edhe shtatzënë pa ndjenja në banjë.
“Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të fikët. Ishte shtatzënë.
I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë erë të keqe, apo ndonjë aromë dyshuese”, tha punonjësja e shtruar në spital.