Ish-dhëndrri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli është shprehur i pakënaqur mekreun e PD Lulzim Basha sa i takon organizimit të protestës ku siç duket edhe nga pamjet që publikon Ejlli, pjesëmarrja ka qenë e ulët.
Ish-dhëndrri i Topallit kritikon Bashën për zhdukjen e flamurit të PD ndërsa me siguri i pohon se vetë ai do kishte mbledhur për 20 minuta, trefishin e protestuesve që ka mbledhur Basha.
REAGIMI I PLOTË:
Ne jeten time nuk jam ndjere me keq dhe me i zhgenjyer se sa sot. Ku eshte flamuri i PD??? I cove njerezit tek dyert e ministrise dhe i le vetem? Ku je?
Une kam lindur, jam dhe do vdes i djathte. Por partine e pare dhe te vetme demokratike te na e katandisni keshtu? Kete nuk e pranoj!!! Kjo nuk eshte partia demokratike, kjo nuk eshte e ardhmja, kjo eshte e dhimbshme dhe fyese per te gjithe ata qe dikur besuan dhe besojne prap tek kjo force politike.
Kaq njerez sa jane ketu, me kane marre ne tel per te pare finalen e champions sot, mos me shume. Ju drejtohem me dore ne zemer, kur te keni mitingje, me thoni ju lutem, se ju mbledh une per 20 min te pakten 3-fishin, por mos na turperoni keshtu, ju lutem! Une prap e them, RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE!!! Por jo keshtu ?Te duash ta shkaterrosh PD-ne, nuk e ben dot ne kaq kohe rekord qe e keni bere! Momenti i fjalimit te z.Basha. KULMI I MITINGUT!