Liga e Kampioneve luhet sot në mbrëmje por pak orë para startit të saj vjen një lajm frikësues nga Ukraina, pai ka një kërcënim për vënie bombe. Kështu, sic raportojnë mediat ukrainase, pesë stacione të metros janë mbyllur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, teksa policia është duke e hetuar një thirrje për kërcënim me bombë.
Forcat ukrainase të sigurisë i kanë larguar udhëtarët nga këto pesë stacione pasi morën një thirrje telefonike për një alarm për bombë të shtunën rreth orës 14:00. Kujtojmë seKievi është sonte pritës i finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpulit. Të gjithë shpresojnë që kjo finale e madhe e Champions League të shkojë normalisht dhe pa incidente. /Pamfleti Sport