Gjatë protestës së opozitës ditën e sotme kanë mbetur të lënduar edhe 11 efektivë policie, sipas deklaratës së Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.
Efektivët e policisë ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrim ndihmën e parë dhe po ekzaminohen.
“Erdhëm në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e lënduar gjatë protestës, janë 11 efektivë, të cilët janë lënduar nga gurë e mjete të forta. Gjendja e tyre është e mirë pavarsisht nga dëmtimet e marra. Falenderoj jo vetëm punonjësit e policisë që treguan maturi, gjakëftohtësi dhe profesionalizëm gjatë tubimit, por të gjithë punonjësit e policisë së drejtorisë së Tiranës dhe forcat speciale, dhe mund të them me plot gojën që policia ka kryer detyrën dhe ka siguruar mbarëvajtjen e tubimit”, u shpreh Veliu.