Protestën e sotme të mbajtur nga opozita, teksa kërkohej largimi i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, e kanë pasqyruar edhe mediat e huaja.
“Washington Post” shkruan se “Mijëra përkrahës të opozitës shqiptare zhvilluan një protestë anti-qeveritare të shtunën duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin ata akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.”
“Basha tha se “qindra mijëra” mbështetës ishin duke marrë pjesë në tubim. Policia nuk dha shifra. Disa protestues hodhën edhe muret rrethuese prej hekuri pranë Ministrisë së Brendshme dhe u përpoqën të thyenin në kordonin e policisë. Demokratët treguan një pamje të kryeredaktorit të gazetës së tyre Blendi Kasmi të plagosur nga policinë. Tubimi përfundoi në mënyrë paqësore pas rreth dy orësh”, shkruhet në gazetën e huaj.