osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Analisti i njohur Bekteshi: “Mitomania” që kërkon elitë demokratike nga “mitra e pushteteve të përgjakura”!

Analisti i njohur Bekteshi: “Mitomania” që kërkon elitë demokratike nga “mitra e pushteteve të përgjakura”!

Ka disa vite që një pjesë e shoqërisë shqiptare sidomos ajo më e qarta politikisht – se pushtetet politike në Shqipëri janë “vëllezër” nëne, sigurisht kërkojnë një elitë tjetër.

Po të re dhe ndryshe! Mbase nuk kanë faj, por…?! Por ka dhe një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare e dalë nga folku mitoman shqiptar, që kujton se elitat demokratike kanë mundësi të prodhohen nga ato që kanë dalë nga origjina e përgjakur e pushteteve të tilla dhe absolutisht të korruptuara. Por edhe kjo është mitomani politike. Po pra pseudologji fantastike.

Me pseudologji fantastike (ose mitomani ose gënjeshtër patologjike) nënkuptojmë një shtjellim të qëllimshëm dhe demonstrues të përvojave ose ngjarjeve që janë shumë të pamundura dhe lehtësisht të përgënjeshtruara . Në një vepër të vitit 2012, Katie Elizabeth Treanor e përkufizon atë si “prodhimi i përhershëm, i zgjatur dhe i përsëritur i mistifikimeve, shpesh të një natyre komplekse dhe imagjinative, gënjeshtrave lehtësisht të demaskuara që nuk përdoren për të përftuar përfitime thjesht materiale ose ndonjë avantazh shoqëror. aq sa për të rritur vetëvlerësimin ose për të mbrojtur veten nga gjykimi i të tjerëve “.

Shpesh pacienti i bën të tijat, siç i ka jetuar, përvojat që shpik nga e para. Truri i tij i përpunon kujtimet sikur të ishin momente të vërteta. Nuk ka nevojë të jemi pacientë sepse shumë mirë jetojmë pa qenë të tillë me mitomaninë tonë kolektive. Pastaj kush është i zoti e përdor këtë në përfutim pushteti dhe pastaj mitomanët poshtë – jetojnë pa gjë dhe ata lart si super të pasurit që kjo shoqëri i nxjerr për të mos e ndryshuar kurrë elitën e tyre të degraduar.

Kanë ndodhur elementë të dukshëm të shoqërive para urbane si kjo e jona e dikur dhe atyre të qytetëruarave. Kjo mitomani politike gërsheton mitin e lashtë në kulturën moderne të famshme dhe konsumatore për të ekspozuar absurditetin dhe çmendurinë e rastësishme të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës së shekullit njëzet e një. Pavarësisht nga një respekt i shpallur për arsyen shkencore, njerëzit janë ende të intriguar nga miti sa paraardhësit e tyre të largët. Laptopë dhe telefona inteligjentë shiten nën një logo që thërret frutin e ndaluar të Kopshtit të Edenit; nimfat klasike të veshura paksa gërmojnë në shfaqje televizive të realitetit; Narcisi rikthehet sa herë që bëjmë një selfie.

Krijesat mitike si vampirët e pashëm janë të shumtë në romanet më të shitur. Miti ka pushtuar gjithashtu sferën politike, në mënyrë që të ketë pushtet të përhershëm. Ne më shumë se kushdo. Po sepse në 102 vite shtete modern, ne nuk kemi shtet, por thjesht pushtet. Biles fillon përgjakja për pushtet më herët. Fillon në 1913-tën dhe 1914-tën në kohë të Princ Vidit që nuk u ndërtua shtet, por u largua dhe u tentua pushtet por dhe dhunë për pikërisht pushtet. Po pa lidhje fare me demokracinë dhe shtetin e tillë.

Të përgjakura tentativat 1920- 1924 për shtet dhe që prodhonin pushtet! Deri ai që i themi revolucion demokratik i Nolit, kishte dhunë fshatare për pushtet dhe po ashtu provokoi dhunë Zogiste po për pushtet! Të gjithë përpjekjet e Zogut si kryeministër dhe Mbret, ishin forcë pushteti më pak se gjysëm demokratik dhe pse unë pranoj sot se ka ndërtuar dhe një gjysëm shteti shqiptar. Por u prodhua dhunë nga pushteti i tij dhe nga ata që e sulmonin nga jashtë përditë Zogun në pushtetin e tij. E gjithë koha dhunë dhe mund ti shtoj dhe korrupsion. Aspak shtet, por pushtet nën pushtimin fashist italian dhe po ashtu akoma më keq nga pushtetuesit gjerman. Aspak shtet por vetëm pushtet! Duhet të jesh mitoman të besosh mitin e historisë tënde ( të përkorë) që të mos kuptosh se nuk kemi ndërtuar shtet, por kemi ushtuar pushtet dhe nga kjo të kërkosh të kesh elitë!!! Por ka akoma më në zullum pushteti nga 1945- sa në 1990-të. Asnjë ditë shtet, por pushtet që mbante shtetin në udhëra dhe pastaj në ligje. Që mbante shtetin nga dhuna e luftës së klasave dhe mohimit të të drejtave e për më tepër dhunës për të mos pasur asnjë të drejtë prone. Si mund të quhet shtet formim dhe shtet normal ky?

Është thjesht klikë pushteti dhe në krye ishte ideologjia dhe Enveri. E si mund të ndërtosh dhe lëshosh elitë demokratike pushteti, kur vjen ( e sjellin lëtyrat e pushteti enverist) demokracia, kur elitat ishin të ideologjizuara në liri të pjesëshme dhe pjesa tjetër e robtuar dhe pushkatuar nga Enveri? Është mitomani kur beson gënjeshtrën që thotë “ndërtohen elitat nga zhvillimet në regjime” kur dihet se elitat demokratike dalin kur largohesh nga pushteti dhe afrohesh te shteti me ligje. Kur e kemi pasur ne këtë gjë? Kur?

Edhe univeristetet kjo gjë na i ka formuar. Po ashtu dhe hartimet për këtë gjë i kemi shkruar! Edhe mjeksinë po ashtu e kemi prodhuar dhe drejtësinë kështu e kemi zhvilluar! Po pra me urdhra pushteti dhe jo ligje shteti. E prej kësaj të dalë një elitë politike demokratike!? Këtë gjë mund ta thotë dhe trumbetojë Sali B, por njerzit normalë duhet të kuptojnë se të gjitha këta sot dhe unë që po shkruaj – jemi një prodhim pushteti filozofikisht dhe politikisht! Pastaj unë dhe shumë si unë ndahemi se nuk dua-m pushtet, por Sali B dhe Fatos N dhe Ilir M dhe Edi R apo dhe “të persekutuarët” bie fjala Jozefinë Ç T apo Evi K, apo dhe shumë KÇROPQDMSHE-të të tjerë janë prodhim pushteti dhe jo shteti. Kështu dhe në periudhën mbas 1990-të, elitat përpunoheshin dhe prodhoheshin nga dhuna dhe përgjakja e 1996-tës, por dhe 1997-tës që vrau shqiptarin me shqiptarin. Po dhe nga shtatori i 1998-tës dhe nga Gërdeci dhe 21 janari.

Vazhdon dhuna dhe përgjakja e saj të mbante synimin e prodhimit të elitokracisë anti demokraci. E një pjesë e mitomanisë politike dhe filozofike, arrijnë të besojnë rrenën e tyre – se ne jemi në demokraci dhe se kemi shtet!? Cilin shtet ndërtuan Sali B dhe Fatos N dhe Edi R? Cilin!? Po pra shtetin mitoman dhe dhunues dhe mitit të përgjakjes dhe super korrupsionit në shoqërinë tonë. Ne kërkojnë elitokraci demokratike!? Po kjo është mitomani! Është folkpolitikë ashtu sikundër kemi përfunduar!

Dukemi sikur jemi Europë. Në fakt, janë folklorizëm dhe mitomani e rrënuar që nuk kupton se nuk ka shanse të dalë një elitë demokratike nga mitra e pushteteve të përgjakura dhe duhet shtuar edhe të korruptuara! Asnjë iluzion. Nuk do të na ndodhë kurrë si ndodh në Itali apo Greqi – dy vendet më afër. Aty janë kushtet për ndryshim elitash. Te ne jo! Ky është realiteti. Sepse është çështje pushteti dhe jo shteti. Këtë të fundit akoma nuk e kemi normal dhe demokratik. Biles demokratik nuk e kemi fare. Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta.

Në këtë periudhë kohore prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat.

E dhimbshme, por e vërtetë. sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e gjyqtarët e plepave të dalin në pension tashmë se kanë plotësuar vitet e punës. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese.