Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë në mbrojtje kryededaktorin e Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së opozitës nga nje gur i hedhur nga militantet drejt policise.
“Po mbroheshim nga policia, kur jam goditur në kokë. Kam 10 qepje në kokë…”, u shpreh gazetari, nga Spitali Ushtarak, teksa u vizitua nga Lulzim Basha. Më tej
Ndërsa Basha deklaroi, se Kasmi po bënte punën si gazetar dhe u qëllua nga policia, duke manipuluar një të vërtetë, e cila shihet qartë me zë e figurë në videon e mëposhtme.
Kryeredaktori nuk po raportonte, pasi në vend të mjeteve të profesionit kishte një zgarë hekuri që po shtynte me forcë drejt policisë, në momentin kur pas shpinës së tij u qëllua me një send të fortë, që duket si gur!
Siç duket nga pamjet, Kasmi është qëlluar me gur nga protestuesit dhe nuk është dhunuar nga efektivët e policisë. Por meqë, edhe ai dhe lideri Basha ishin në spital, nuk i kanë parë pamjet filmike që tregojnë se dhe misioni i “gazetarit” dhe i atij të liderit të partisë, nuk paskan asnjë ndryshim, shpifës të pandreqshëm… që duan të përfitojnë destabilitet nga shpifjet./Ekskluzive.al