Lulzim Basha, Sali Berisha Monika Kryemadhi vunë alarmin bile deri në Europë sepse sipas Lulit Europa ishte aty, duke e ndjekur “lëvizjen babale” për dhunimin e protestuesve dhe gazetarëve, që nëse ka patur, duhet ta ken futur kokën vetë tek shkopi i policit.
Por sipas informacioneve në spital nuk ka asnjë protestues të lënduar por gjashtë efektivë të forcave të rendit.
Policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me simpatizantët e PD dhe LSI. Në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha që bëri shfaqjen e radhës vizitoi të gjakosurin Kasmi,Kryeredaktorin e ‘RD’ të gërvishtur por nuk u u ndal tek policët, që u lënduan pikërisht nga shtyrja e protestuesve të opozitës./Ekskluzive.al