osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U dënua me 9 muaj burg për fshehjen e dënimit për vjedhje në Itali! Gjyqtarët e Apelit “shpëtojnë” shokët: Ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza e shpallin të pafajshëm pas 3 vitesh!

U dënua me 9 muaj burg për fshehjen e dënimit për vjedhje në Itali!  Gjyqtarët e Apelit “shpëtojnë” shokët: Ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza e shpallin të pafajshëm pas 3 vitesh!

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Apelit. Pas shkarkimit nga KPK, Thanza u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për “falsifikim të dokumenteve” ku u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, dënim që u konvertua në 18 muaj Shërbim Prove.

Sipas Shkallës së Parë, Thanza nuk kishte deklarur në formularin e dekriminalizimit një dënim me 40 ditë burg në Itali për akuzën e “vjedhjes”. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u shpall fajtor, dy vite më parë, pasi fshehu në formularin e dekriminalizimit, një dënim për vjedhje që kishte marrë në Itali në vitin 1999.

Një vit më parë Gjykata e Posaçme sekuestroi dy pasuri të ish-gjyqtarit të Lartë të shkarkuar nga vetingu, Admir Thanza. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Genti Shala dhe anëtarë Emona Muçi dhe Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi: a) ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, datë 31.05.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe b)deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.Th, akuzuar se ka kryer vepër penale të parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë po hetohet nga SPAK për dy akuza, atë të “Deklarimit të rremë” dhe “Fshehje të pasurisë”.

Admir Thanza ishte ndër gjyqtarët e parë që u shkarkua nga vettingu. Ai u dënuar me 18 muaj shërbim prove sepse kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit dhe nuk kishte treguar një dënimin për një vjedhje të kryer në shtetin italian.

prokuroria kërkoi ndaj ish-gjyqtarit 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata nuk e ka pranuar, duke e dënuar atë përfundimisht me 18 muaj shërbim prove. Kështu, Thanza u bë gjyqtari i parë që dënohej pasi kishte kryer procesin e vettingut.

Hetimet ndaj tij po kryhen nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, e cila pak ditë më parë i është drejtuar GJKKO-së për sekuestrimin e të paktën dy pasurive të tij. Konkretisht, Gjykata ka firmosur sekuestrimin e një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazhi, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se ish-anëtari i Gjykatës së Lartë nuk e justifikonte me burime të ligjshme.

Po akuzën e fshehjes së paurisë a do mund t’ia heqin këto tre klloun gjyqtarë sepse mbrojtja e shokut është detyrë mbi detyra. /Ekskluzive.al