SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Ai nuk ka dhene shpjegime para mediave, pasi iu shmang një qytetari që e akuzonte si “Koka e krimit të Sali Berishës”
TIRANË- SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Ndërkohë sot janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi.
Pas qendrimit në SPAK për më shumë se 60 minuta, ish-ministri i PD-së, nuk pranoi që të prononcohej për gazetarët. Por qetësinë e daljes së tij nga SPAK, e prishi një qytetar i cili me zë të lartë fyeu ish-ministrin e Ekonomisë, duke i cilësuar si ‘koka e krimit të Sali Berishës’. Ky hetim po ndiqet nga prokurorja Enkeleida Millona e cila ka regjistruar hetimin për veprën penale të pastrimit të parave.
Më herët në SPAK kanë dëshmuar dy ish ministrat e mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ndërsa një ditë më parë dëshmoi edhe ish gjenearli brigadës Vladimir Qirjazi i vetmi që kundërshtoi procedurën e privatizimit dhe e pësoi duke u përjashtuar nga Forcat e Armatosura. Qirjazi para medias tha se kërkesën për të firmosur një procedurë që ai e cilësonte të paligjshme ja kish bërë eprori i tij asokohe ministri Gazmend Oketa. Ai një dëshmitar i çmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë.
Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores që po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.
Po kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere?
Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita. Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %.
Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.