Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas mbylljes së protestës së opozitës, duke falenderuar të gjithë ato demokratë, që nuk dolën në protestë, të cilët sipas tij refuzuan për të marrë pjesë në babaleprotestën qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë.
Rama ka postuar një foto të një punonjësi të pastrimit të Bashkisë duke pastruar bulevardin, ndërsa falenderon demokratët, që nuk e shohin dot me sy qeverinë por nuk ju bashkuan babalepartisë.
Statusi i Edi Ramës
“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, shkruan Rama.