Shqipëria barazoi 1-1 kundër Islandës, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e mbyllën këtë kompeticion në vendin e tretë me Rusinë e fundit të përjashtuar nga UEFA.
E ardhmja e trajnerit Edy Reja është kryefjala e orëve të fundit. Italiani në media la të kuptohet se do të respektojë kontratën deri në nëntor. Megjithatë gazetari Sokol Xhihani raportoi nga stadiumi “Air Albania” se të gjithë lojtarët kanë pritur që Reja të përfundojë intervistën dhe më pas e kanë takuar.
“Duhet të theksoj se të gjithë lojtarët pritët që trajneri të përfundonte intervistën në mënyrë që ta takonin, nuk e di nëse ishte një takim i zakonshëm duke ditur që lojtarët do ikin në klubet e tyre tashmë pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League“, tha gazetari.
Pritet të shihet se çdo të ndodhë. Nëse ky takim ka qenë thjesht përshëndetës apo një lamtumirë nga ana e tyre. Ditët në vijim do të na e zbulojnë.