Kombëtarja shqiptare nuk di të fitojë edhe kur është në avantazh. Shqipëria e pëson përsëri në fund, duke e mbyllur 1-1 ndaj Islandës në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”.
Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 35-të. Ishte Ermir Lenjani ai që realizoi pas një gjuajtje të bukur me kokë. Duhet vlerësuar edhe pasimi perfekt i Uzunit. Goli ishte produkt i lojës së mirë së kuqezinjve, nisur edhe nga fakti që ishin në epërsi numerike, pasi Islanda që nga minuta e 11-të luajti me 10 lojtarë.
Gunnarsson doli nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Uzunit. Ky episod pas ndërhyrjes së VAR. Kuqezinjtë luajtën mirë edhe në pjesën e dytë, duke kërkuar me ngulm golin, por nuk ia dolën dot. Plot 14 goditje nga këndi për ekipin tonë kombëtar, por nuk ishte e thënë të shënohej më. Dhe në aksionin e fundit është Islanda që ndëshkon me Anderson. Asnjë fitore për Shqipërinë në grup, duke e mbyllur aventurën në Ligën e Kombeve me vetëm 2 pikë.
Ky barazim ishte më turpërues se një humbje pasi luhej me një ekip të nivelit të dytë, i cili pothuajse gjatë gjithë ndeshjes luajti me 10 lojtar. Një gabim idiotesk i plaku Reja e çoi dhe Shqipërin me 10 lojtar, pas nxitimit pa kuptim për të futur në lojë rezervën e fundit, atë që sa herë luan na ka shkaktuar humbje me gafat e tij, Hysajn.
Përballja me ekipin Islandez në kushte të forcash të barabarta tregoi se sa pa “këllqe” është ekipi ynë