Kryebashkiaku i Konispolit Shuaip Beqiri dhe bashkëshortja e tij Zhaneta, e cila më parë ka qenë një mësuese anonime fshati, me futjen e tentakulave të tyre në paratë e tenderave publik, janë kthyer në agallarë e pasunarë duke blerë një vilë 1 milion euro në Tiranë, shumë pranë TEG, në një zonë elitare të vilave luksoze.
Por si Shuaipi dhe Zhani Konispolit, nuk i justifikojnë burimin e të adhurave për të blerë vilën 1 milion euro, ndaj kanë menduar të regjistrojnë atë në emrin e një bariu. Mendoni një bari pronarë të vilës luksoze në Tiranë, edhe për habi tonën SPAK as që e vë ujin në zjarr!
Sipas burimeve të ekskluzive.al dhe investigimit përmes burimeve konfidenciale, bëhet me dije se Shuaip Beqiri fsheh një vilë pranë qendrës tregtare “TEG” në Tiranë, e cila nuk deklarohet gjëkundi, as në deklaratën e tij të mëparshme të pasurisë, as asaj të bashkëshortes.
Ekskluzive.al ka zbardhur të gjitha deklaratat e pasurisë të Shuaip Veledin Beqirit dhe Zhaneta Bashkim Beqirit, apo djalit të tyre Henry, por në asnjë rrjesht nuk thuhet se çifti grabitqar i parave publike ka në pronësi një vilën me vlerë marramendësi. A e di SPAK pse nuk e deklarojnë Beqirët vilën? Sepse burimi i tyre të ardhurave nuk e justifikojnë dot blerjen e saj, edhe sikur të shesin shtëpinë e banimit 88 m2 në Konispol, lekët nuk do i tepronin as për oborrin e vilës luksoze.
Bazuar tek të ardhurat që deklarojnë Beqirët, pra paga si mësuese në Konispol, rroga e kryebashkiakut dhe drejtoreshës apo shitja e mandarinave dhe ullinjve si biznes familjar nuk i dalin çiftit as për jetën e luksit që bëjnë jo më të vënë pasuri prej miliardash.
Por sigurimi i vilës e ka një shpjegim logjik, pasi çifti i famshëm njihet për aferat korruptive dhe pazareve me tenderat publik dhe oligarkët, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe procedurat klineteliste, kjo e dëshmuar edhe sipas raporteve të KLSH!
Por SPAK nuk e shqetëson aspak ky fakt, se si dy specialistët e parave publike në një kohë të shkurtër arrijnë të ngrejnë një perandori edhe pse janë akoma me kredi dhe pronarë tokash bujqësore… Është detyra jonë të ndihmojmë SPAK me të gjitha mjetet, që specialistët e parave publike të përgjigjen para drejtësisë për të gjithë allishverishet që janë bërë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë!/VIJON…