Vitin e kaluar, ish-gjenerali madhor Vladimir Qirjazi tregoi se u nxor jashtë Forcave të Armatosura në dhjetor 2011 me kërkesë të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshit, që më pas u firmos nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Për “Report TV”, ish-shefi i Komandës Mbështetëse tha se ndihet keq që përvoja e tij e madhe akademike e ushtarake u vlerësua me zero nga shteti shqiptar. As me ardhje ne socialistëve në pushtet, Qirjazi nuk iu zbatua vendimi i gjykatës për t’u rikthyer në radhët e FA.
Madje, ai shtoi se nuk është shlyer financiarisht për shkarkimin. Në 2019, për shkak të kalimit të afateve, ai u nxor në lirim. “Në dhjetor të 2011, për çudi, pa asnjë lloj dijeni që unë kam dalë në reformë e quajnë ata , një relacion i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe i firmosur nga ish-ministri i Mbrojtjes Imami dhe më kanë nxjerrë në rezervë.
Kam ikur nga FA në një moment që vërtet kisha mundësi të jepja. Jo për përvojën që krijon cilido kuadër, jo për nga vendi, por për përvojën e fituat nga misionet jashtë vendit dhe shkollimet jashtë vendit. Natyrisht unë ndoqa procedurat e mia dhe m’u tha e drejta e këtij lirimi të padrejtë.
Të drejtën e mora për t’u rikthyer në FA dhe të drejtat financiare që më takonin, por që nuk më rikthyen dhe në 2019 për shkak se kisha plotësuar sipas tyre dhe nuk doja të vazhdojë në procese gjyqësore më nxorën prerësi në lirim. Më vjen keq për pamundësinë e dhënies së përvojës time të fituar me shumë mund, me shpenzim të shteti shqiptar, që në një moment të caktuar e bën zero”, tha ish-gjeneral Qirjazi.