Pafajësia e presidentit aktual Ilir Meta nga afera e videos me ish-ministrin Dritan Prifti, shihet si një shembull i dështimit të drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit.
Në atë kohë Meta doli i pafajshëm në Gjykatën e Lartë edhe pse në media doli një video ku ai dhe ish-ministri Dritan Prifti flisnin për një aferë 700 mijë euro. Dritan Prifti, atëkohë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Ilir Meta, zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm zhvillojnë një bisedë të tensionuar që zgjat rreth 7 minuta ku flitej për disa afera.
Videopërgjimi shkaktoi një valë konflikti politik që u pasua me 4 viktima para Kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011 dhe një luftë të hapur institucionale mes Kryeministrisë, Presidentit e Prokurores së Përgjithshme. Në kampin e drejtësisë, si për ironi procesi eci qetësisht dhe videopërgjimi, që arriti të shkaktojë viktima mes qytetarëve, u refuzua të merrej si provë nga Gjykata e Lartë e cila e konsideroi të montuar. Çështja u pushua dhe Ilir Meta u shpall i pafajshëm për t’u bërë pak vite më vonë kryetar parlamenti. Sot Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë. Të njëjtën skemë, ai po kërkon ta përdorë edhe me dosjen e spiunit që mund ta përjashtojë nga politika.
Ja prapaskenat
Ilir Metaj po vazhdon të mbajë të njëjtat qëndrime që mbajti me videon e Prifitt. I vendosur në shënjestrën e autoritetit te dosjeve dhe të socialistëve që synojnë ta mbajnë larg Parlamentit, Ilir Metaj me tone kërcënuese fajëson Edi Ramen për manipulim te dosjes se tij.
Kur rrodhi në publik në fund të muajit korrik shkresa e Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit për një ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit me inicialet I.M., që autoriteti më vonë do ta identifikonte si Ilir Metaj, ky i fundit heshti për gati 24 orë. Ai reagoi e tha se nuk ishte ai personi me inicialet I.M., për të cilat flitej në dosjen e Autoritetit. Ky ishte qëndrimi fillestar.
Ky qëndrim do të ndryshonte pa mbushur ende 24 orë. Këtë herë, Ilir Meta akuzonte Autoritetin për manipulim të dosjeve në një skenar, që tha se ishte mafioz dhe i dënueshëm. Premtoi se Autoriteti do të mbante përgjegjësi institucionale dhe individuale për këtë manipulim, por pa shtuar më shumë. Socialistët nga ana tjetër futën në Kuvend kërkesën e Autoritetit për të ndryshuar ligjin, ndryshim që do t’i mundësonte këtij institucioni që të hapte plotësisht dosjen në fjalë, ku beson se Ilir Meta ka spiunuar planin e arratisjes së shokut të klasës në universitet, Filip Talo te Sigurimi i Shtetit.
Meta e shmangu komentimin e drejtpërdrejt e në daljet publike betohej për pastërtinë e tij të figurës, pastërti që e ka siguruar përmes një certifikate nga komisionet Mezini e Bezhani. Ky ishte qëndrimi publik, ndërsa pas perdeve me siguri ka lëvizur gurët për ta mbyllur këtë çështje, duke e pranuar me veprime atë që refuzon të pranojë me deklarata; pra që dosja ekziston.
Ilir Metaj kontakte me Filip Talon
Meta së fundmi ka intesifikura lëvizjet në prapavijë, në mënyrë që të “djegë” çdo provë që implikon atë si Spiun të Sigurimit. Madje, ish-presidenti Meta ka shkuar deri atje, sa pas skandali që i plasi, ka shtuar kontaktet me personin për të cilin akuzohet se e spiunoni tek ish-Sigurimi i Shtetit kur ishin në shkollë. Burime të sigurta nga Partia e Lirisë i thanë gazetës “SOT” se në kuadër të transparencës dhe thellimi të skandalit, Meta ka zhvilluar telefonata me personin që në dosje thuhet se e spiunoi.
Po pse Ilir Meta që pretendon se është i pastër dhe s’ka kurrfarë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, ka nisur të lëvizë gjithë gurët në prapavijë, ku fillimisht ka shtura kontaktet me personin që bëri burg për të. Nëse supozojmë se ai është i pastër, përse atëherë ai nuk bën transparencë dosjen e tij dhe përse kontakton personi që aludohet se ka spiunuar gjatë kohë që ai ka qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit? Për të gjitha këto pyetje, përgjigjet mbetet të shihen gjatë ditëve në vijim, gjithmonë nëse Ilir Meta do të ketë guxim të rrëzojë me prova dhe fakte akuzat që rëndojnë mbi të, se ai ka qenë spiun dhe fuks.