osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Braho hap ‘çantën e zezë’: Lista me emrat e 105 spiunëve apo gardistë të Berishës

Braho hap ‘çantën e zezë’: Lista me emrat e 105 spiunëve apo gardistë të Berishës

Flet Spartak Braho: Rikthim në vitin 1997. Deputeti Spartak Braho sjell fakte dhe dëshmi të reja nga viti i zi 1997.

Si e kanë pasqyruar të huajt tragjedinë shqiptare dhe një listë me 105 emra që me urdhër të Berishës janë pajisur me pasaporta shërbimi, ndërkohë që qindra të tjerë ishin pajisur me pasaporta diplomatike. Ishin këta spiunë apo gardistë të Berishës?

Nga Xhevdet Shehu, Dita

Takimi i djeshëm me Spartak Brahon ishte i veçantë. Unë isha përgatitur për të zhvilluar pjesën e tretë të intervistës me të lidhur me komisionin hetimor për ngjarjet e vitit 1997. Por dje u binda se çanta e Baba Takut, nuk është as metaforë, as hiperbolë. Është një realitet. I dhimbshëm natyrisht. Memorie historike e quan Taku. Është mbase më shumë se kaq. Është një dëshmi dhe një akuzë në të njëjtën kohë.

Sapo hapa këtë dosje menjëherë më oshëtinë veshët nga krismat e ar.mëve të vitit të zi 1997. Janari, shkurti, marsi… Mijëra të vr.arë. Tym e flakë në gjithë vendin. Vidheshin bankat. Maska dhe banda ngado. U hapën bu.rgjet. U shpërthyen depot e ar.mëve, u shkatërrua shtetin çdo qelizë të tij…

“E tmerrshme!, i them Spartakut. Unë i kam përjetuar maksimalisht gjithë ato ngjarje, e prapë kur i lexoj rrëqethem…

“Më shumë se e tmerrshme, më thotë Taku. E të mendosh se askush nuk u dënua për atë tragjedi që ndodhi…

Jemi në atë atmosferë, ndërsa sjell këtë fragment të vëzhguesve të huaj nga ajo kohë, mbresa të cilat i kam përkthyer dhe botuar:

“… Më 3 mars qeveria shpalli ‘Gjendjen e Jashtëzakonshme’, e cila ishte përdorur vetëm gjatë kohës së regjimit komunist për të mobilizuar popullin kundër ndonjë sulmi të jashtëm ushtarak.

Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme i dha qeverisë fuqi të mbinatyrshme për të sunduar me dekrete, të përdorte ushtrinë ndaj kundërshtarëve të brendshëm. Qeveria vendosi gjithashtu kontrollin e plotë të saj mbi mediat. Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme u mor nga pazotësia e SHIK-ut dhe policisë për të shtypur revoltën, kurse Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi filluan të shohin seriozisht sfidën ndaj autoritetit të tyre. Raportet që i shkonin qeverisë flisnin për veprime të rastësishme militantësh, shpesh në një shkallë të vogël, kundër pronës publike, sidomos ndaj rajoneve të policisë, zyrave të firmave piramidale dhe të Partisë Demokratike. Berisha këmbëngulte në politikën ‘qëllo për të vr.arë’ kundër kryengritësve, e cila në të vërtetë ishte lejuar për Shqipërinë jugore, me fillimin e ndalimqarkullimit në mbrëmje, me censurën në media, me bllokimin e rrugëve dhe të mjeteve në arteriet kryesore.

Furnizimi me ar.më po kthehej në një çështje madhore. Për sa kohë që SHIK-u, ushtria dhe policia kishte në zotërim monopolin e ar.mëve të lehta, pushteti i PD-së do të ishte i sigurt. Por më 3 mars në Vlorë ndodhi një ngjarje ogurzezë: turmat thyen depot ushtarake e policore dhe filluan të formonin një polici ushtarake vendore. Ngjarjet po precipitonin drejt një konflikti të mundshëm civil veri-jug. Në këtë situatë ishte e paqartë nëse gjendja e jashtëzakonshme u vendos si reagim i këtyre zhvillimeve në Vlorë, apo komitetet i hapën depot ushtarake dhe plaçkitën rajonet e policisë si përgjigje ndaj masave të rrepta të qeverisë. Sidoqoftë, ngjarjet e ndodhura më 2-3 mars ishin më pak të rëndësishme se fakti që të dyja palët po e synonin pushtetin në rrugë ushtarake.

Tashmë mediat ndërkombëtare ishin bërë mjaft të rrepta ndaj Berishës, ndërsa filluan të shqyrtonin vërejtjet e shumë kritikëve për Berishën në Tiranë që mendonin se kishte filluar të shtrohej rruga për një diktaturë të re. Në një emision televiziv Berisha i quajti ngjarjet që po ndodhnin ‘një rebelim komunist i mbështetur nga agjenturat e huaja’. Tërbimi i Presidentit u drejtua kundër qarqeve të tij të vjetra të brendshme. Prej disa ditësh kryeministri Meksi ishte i shqetësuar për marrjen e masave të mëtejshme ekstreme dhe se si t’i shmangej një përplasjeje ushtarake. Si intelektual dhe studiues nga një familje e shtresave të larta në kohën e mbretit Zog, ai kishte një karakter më pak zemërak se ai i Presidentit, i cili kishte prejardhje nga Tropoja veriore.

Me një egërsi tipike, Berisha e shkarkoi qeverinë Meksi më 2 mars, duke e bërë kurban kryeministrin, ndërsa e mori të gjithë pushtetin vetë. Kjo ishte një taktikë legjitime, por ndërsa qeveria orvatej të mobilizonte ushtrinë kundër rebelëve, ushtria si një instrument i zgjedhur i shtypjes shtetërore filloi të shkërrmoqej dhe të shkonte drejt kapitullimit. Në kohën e krizës, Meksi mund të kishte patur një mendim më të saktë se Berisha mbi pamundësinë e ushtrisë për të vepruar. Shumë ushtarë ishin duke i braktisur repartet, ndërsa oficerët ishin të përçarë në disa klane politike. Në Tiranë, Berisha u ndesh me kundërshtimin e gjeneralëve të ushtrisë së tij dhe, për pasojë, në ditët pasardhëse shkarkoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosovën, duke e zëvendësuar atë me këshilltarin e tij ushtarak, Adem Çopanin. Ky ishte fryt i zemërimit të Berishës për shkak të dështimit që patën drejtuesit e ushtrisë për të vënë nën kontroll situatën, por në të vërtetë ushtria prej kohësh kishte marrë tatëpjetën dhe, në pranverë të 1997-ës, në mos kishte kapitulluar, ishte e rrënuar.

Nuk shtrohej çështja nëse ekipi drejtues i ushtarakëve ishte i aftë apo jo. Njësitë ushtarake ishin spastruar sistematikisht me pretendimin e Berishës (disa herë i drejtë) se ata ishin komunistë dhe si të tillë kishin lënë pas dore rezervat dhe organizimin. Kryekëshilltari amerikan i ushtrisë, koloneli Denison Lejn (Dennison Lane), ishte larguar nga posti i tij në vjeshtë të vitit 1996, pasi ishte deklaruar i padëshirueshëm në Shqipëri. Ai i kishte raportuar Pentagonit të vërtetën e rënies dhe shpërbërjes së ushtrisë shqiptare, e cila ishte përqendruar në fusha dhe kapanone, dhe për këtë ai ishte përplasur me gjeneralët pro-Berishës. Kriza në ushtri ishte krejtësisht e panjohur për botën e jashtme, edhe pse ata që ishin të mirinformuar mbi Shqipërinë, si dhe shumë ministra të jashtëm europianë dhe ekspertë të mbrojtjes mendonin se Berisha mund ta fitonte lu.ftën për të qëndruar në pushtet duke përdorur metoda ushtarake. Ideja e një kryengritjeje popullore të suksesshme në kontinentin europian në fundin e shekullit XX ishte përtej logjikës diplomatike. Në të vërtetë ushtria ishte aq e tëhuajtur nga Qeveria sa dhe shumica e popullsisë, veçanërisht në jug, ndaj praktikisht Berisha mund të llogariste si besnikë të tij vetëm policinë sekrete të SHIK-ut.

Gjeneral Kosova u fajësua se nuk pranoi që ushtria të hapte zjarr mbi qytetarët, pavarësisht se forcat e armatosura mezi kishin mundur të dislokoheshin në disa vende. Në zonat e jugut mundësia e politikanëve të Tiranës për të ndikuar në ngjarjet që po ndodhnin kishte rezultuar e pafrytshme. Thirrjet e tyre drejtuar popullit për të ruajtur qetësinë duke ndenjur në shtëpitë e tyre kishte shtuar më keq zemërimin e protestuesve, të cilët më së shumti ishin të marrosur ngaqë po e shihnin gjithnjë e më qartë se falimentimi i skemave piramidale ishte i padyshimtë dhe kursimet e tyre përfundimisht ishin të humbura. Në Vlorë, në qendrën kryesore të kryengritjes, breshëritë shurdhuese të kri.smave pushtuan rrugët. Më 4 mars në Tiranë, mujsharët e Berishës plaçkitën dhe dogjën zyrat e gazetës Koha Jonë, në atë kohë gazeta më e rëndësishme opozitare, ndërkohë që parlamenti i rrethuar nga trupa të lerosur dhe me automatikë, rizgjidhte Berishën President për një mandat tjetër pesëvjeçar. SHIK-asit e veshur me xhupa të zinj lëkure përshkonin kryeqytetin gjatë natës, gati për të hapur zjarr ndaj kujtdo që shkelte ndalimqarkullimin. Por në tri javët e fundit rebelimi e kishte thelluar krizën dhe terreni që kontrollohej nga kryengritësit kishte ndryshuar tashmë rrënjësisht.

Ngjarja më e rëndësishme në javën e parë të marsit ishte rritja e militantizmit në zonat e kontrolluara prej kryengritësve, si dhe paaftësia e qeverisë për të ndalur rrëmbimin e ar.mëve të lehta nga popullsia. Politika e qeverisë së Berishës ishte mbështetur kryesisht në një gjykim sipërfaqësor të situatës, duke menduar se rebelimi mund të izolohej në zonat e thella jugperëndimore duke u shtypur gradualisht. Kryengritësit, nga ana tjetër, mendonin se fitorja e tyre do të përcaktohej nga shtrirja e lëvizjes në veri, drejt Tiranës.

Italia filloi të largojë qytetarët e saj nga Shqipëria, ndërsa mobilizoi policinë kufitare dhe rojet bregdetare të saj për t’i paraprirë ndonjë emigracioni masiv të ngjashëm me atë të vitit 1991. Kryepeshkopi i kishës katolike në Tiranë, Rrok Mirdita, bëri thirrje për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të italianëve për të qetësuar situatën, një tregues ky i lidhjeve midis kishës katolike dhe strukturave të Partisë Demokratike. Bashkimi Europian ndërkaq përsëriti thirrjen e bërë nga Shtetet e Bashkuara për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.

Mirëpo ky reagim i dobët i bashkësisë ndërkombëtare ra në vesh të shurdhër, ndërsa në Tiranë shtoheshin njoftimet për plaçkitjen e depove ushtarake në jug, kurse një pilot i forcave ajrore shqiptare fluturoi me gjithë avionin e tij MIG në Itali ku kërkoi strehim politik. Ministri i Jashtëm Tritan Shehu deklaroi në TV se jugu i vendit ishte ‘tërësisht jashtë kontrollit’, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman Klaus Kinkel tha se ishte ‘tej mase i shqetësuar’ dhe bëri thirrje që një delegacion i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) të vizitonte urgjentisht Tiranën.

Polemikat e shtypit u përhapën në vende të tjera ku lobi shqiptar ka ndikim, por shpesh ato bënë që njerëzit të ndaheshin në grupime të skajshme pro dhe kundër Berishës. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Nikolas Bërns e dënoi ashpër ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë se ‘Ne jemi shumë të shqetësuar se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga Parlamenti po përdoret për të mbytur lirinë e shprehjes’.

…Në Londër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, përjashtoi ndonjë veprim ushtarak të NATO-s në mbështetje të Berishës, një vendim që duket se e befasoi Presidentin dhe që ndërkohë demoralizoi disa qarqe të konsiderueshme pro tij. Solana gjithsesi e la të hapur mundësinë e një misioni të ardhshëm paqeruajtës, por pa specifikuar karakterin e tij. Në Maqedoninë fqinje ushtria ishte mobilizuar në ruajtje të kufirit perëndimor, ndërsa në Greqi uniformat e oficerëve të ushtrisë mbushën papritmas hotelet e vogla dhe modeste të qytetit më të rëndësishëm të zonës, Janinës.

Me vendosjen e ligjit ushtarak, prej 7 marsit u formua një vijë ndarëse e dallueshme përmes Shqipërisë jug-perëndimore: përgjatë lumit të Vjosës, nga Vlora në bregdet duke ndjekur rrugën kryesore jugore nga Ballshi në Memaliaj e Tepelenë, mandej duke shkuar drejt lindjes në Përmet. Në jugperëndim të kësaj vije që shënohej nga lumi, autoriteti i Tiranës kishte pushuar së ekzistuari, me përjashtim të ndonjë fragmenti në rrugët kryesore. Forcat pro-Berishës zotëronin mjete të rënda dhe të blinduara, por situata në terren i ngjante shumë një beteje partizane të Lu.ftës së Dytë Botërore, ku këto mjete ishin lehtësisht të goditshme nëpër rrëpirat e grykave malore dhe nëpër gërxhet e atyre zonave. Rebelët më së shumti përdornin gomerët dhe kafshë të tjera të këtij lloji për ngarkesë se sa mjetet e motorizuara…

… Pikërisht në këto ditë Berisha dhe Çopani thurën planin ushtarake për larjen e hesapeve me Jugun. Njësitë e forcave speciale me helikopterë ishin përgatitur midis 5 dhe 7 marsit për një ‘goditje përfundimtare’ mbi kryengritësit, ndërsa Berisha denoncoi në TV krerët e Partisë Socialiste duke i akuzuar ata për organizimin e rebelimit të armatosur, ‘për të përmbysur rendin kushtetues dhe demokracinë shqiptare’. Kjo akuzë e Berishës bëri që një sërë figurash deri atëherë të tërhequra të Partisë Socialiste të viheshin haptaz në mbështetje të rebelimit, duke patur frikën se Berisha nuk do të ngurronte të vendoste një pushtet prej diktatori kundër partisë së tyre në rast se fitonte mbi kryengritësit. Qarqet elitare të Tiranës zienin nga thashethemet se qeveria kishte përgatitur një listë të gjatë të njerëzve që ajo donte t’i arrestonte, një shqetësim që më vonë rezultoi se kishte qenë me vend.
Në mëngjesin e 6 marsit, tanket e vendosura mbi transportierë u nisën me tërsëllimë drejt jugut ndërsa operacionet për vendosjen e sigurisë filluan në krejt Shqipërinë jugore. Një aeroplan MIG bombardoi qytetin e vogël jugperëndimor të Delvinës. 400 burra të armatosur dhe me maska rrethuan Sarandën, ndërsa makinat sollën në qytet armatime anti-tank dhe lëndë eksplozive, natyrisht të grabitura. Në Vlorë njerëz të armatosur vigjilonin mbi çatitë e ndërtesave. Duke ndier përmasat reale të krizës, më në fund Qeveria e Mejxherit në Londër filloi të korrigjonte diçka në qëndrimin e deriatëhershëm të mbushur me dashuri të zjarrtë për Berishën, ndërsa, me një gjest dukshëm të sforcuar, ministri i jashtëm Malcolm Rifkind kërcënoi se do të ndërpriste ndihmat e huaja në shenjë proteste ndaj sjelljeve diktatoriale të Berishës. Një rol të rëndësishëm në ndryshimin e kësaj politike luajti qëndrimi i prerë ndaj Forin Ofisit nga ish-oficeri i zbulimit (SOE) dhe diplomati i shquar Sër Rexhinald Hibert, i cili nxori në dritë lidhjet e fshehta midis Partisë Demokratike dhe figurave të rëndësishme të krahut të djathtë, përgjithësisht të institucioneve politike proserbe në Britani.

Presidenti po e mbante pushtetin me tanke dhe makina të blinduara, duke menduar se kështu do të thyente rebelët. Por në terrrenin e ashpër malor të jugut, mjetet e blinduara pothuajse nuk kanë vlerë, duke ulur në minimum efektivitetin dhe aftësitë e tyre vepruese. Nëse Gjenerali Kolin Pauell, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, duke iu referuar një konteksti tjetër ballkanik, kishte thënë se ‘ne nuk luftojmë dot në male’, në të vërtetë forcat e Berishës po përpiqeshin të bënin bash këtë, të luftonin në male me një ushtri thuajse të shpartalluar. Megjithëse teorikisht ushtria numëronte rreth 55 mijë ushtarë si dhe qindra makina të blinduara, vetëm pak prej tyre ishin në gjendje të mirë, ndërsa një kumt ogurzi për Berishën ishte një tank që u rrëmbye nga kryengritësit në rrugën e Sarandës, ende pa u pozicionuar atje. Pika ushtarake e Qafës së Muzinës më së fundi u vu nën kontrollin e kryengritësve pas një shkëmbimi të gjatë zjarri në mëngjesin e 7 marsit. Sipas stilit klasik të kryengritjeve, përgjatë rrugëve jashtë qyteteve nën kontrollin e kryengritësve ishin ndërtuar barrikada, një taktikë kjo e mësuar gjatë përgatitjeve të detyrueshme ushtarake të kohës së Hoxhës, kur shqiptarët ishin të shtrënguar të impovizonin mënyra mbrojtjeje kundër pushtuesve të huaj.

Kjo taktikë ishte e rëndësishme në sfondin e ngjarjeve për përhapjen e rebelimit drejt veriut; shumica e shqiptarëve nuk kishin nevojë të instruktoheshin mbi metodat e mbrojtjes popullore, pasi kjo u ishte mësuar atyre gjatë shumë viteve në zboret ushtarake të popullsisë civile në dekadat e sundimit të Hoxhës. E njëjta gjë ndodhi edhe me përdorimin e a.rmëve; teorikisht i gjithë populli dinte t’i përdorte ar.mët e lehta dhe sidomos automatikët kallashnikov. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Adem Çopani dhe ekipi i tij në Tiranë kishin bërë disa plane për të bërë zap kryengritjen. Në një tentativë për të neutralizuar rebelët u godit ndërlidhja e tyre, duke ndërprerë linjat telefonike midis Tiranës dhe jugut. Telefonat celularë nuk ekzistonin në atë kohë në Shqipëri dhe qeveria mendonte se kjo do të kishte një ndikim të madh, por ky gjykim bëri të shpërfillej mënyra jo e zakonshme e komunikimit individual në popullsinë jugore si dhe forca e traditës ushtarake popullore partizane në ato zona, ku secili dinte se si të sajonte teknikat fillestare ushtarake.

Një faktor i rëndësishëm gjatë atyre ditëve traumatizuese dukej se ishte njëfarë suksesi që kishte arritur SHIK-u në terrorizimin e veriut të vendit, ku protestat e opozitës ishin ende të heshtura. Presidenti dukej se kishte besuar deri në këtë fazë të vonë të ngjarjeve, se masat e tij shtrënguese do të kishin të njëjtin efekt edhe në jug.

Bashkësia ndërkombëtare filloi të shihte shfaqjen e rrezikut të lu.ftës civile, ndërsa veriu ishte duke i mbetur besnik Berishës dhe jugu po dilte jashtë kontrollit të qeverisë. Në Tepelenë ishte krijuar një Këshill Revolucionar me 15 politikanë vendorë dhe ish-ushtarakë me prejardhje nga një zonë me tradita të njohura nga periudha partizane e Lu.ftës së Dytë Botërore. Ushtarët e Berishës u tërhoqën në kodrat në veri të Tepelenës, ndërsa grupe të ndryshme të armatosura filluan të merrnin kontrollin në gjatësinë e rrugës. Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur Gjirokastrën, qeveria dërgoi më 8 mars njësi të forcave speciale për të çarmatosur qytetin, por shefi vendor i policisë udhëhoqi një sulm mbi rajonin e tij të policisë dhe mandej u hapën depot ushtarake, ndërsa populli u armatos me ngazëllim. Trupat e Forcave Speciale u shtrënguan të zmbrapseshin tek helikopterët e tyre dhe u nisën sërish drejt veriut.”

– E tmerrshme! – Është pikërisht Spartaku që ma thotë pasi ka lexuar këtë fragment. Janë tërësisht të vërteta.

E pra, ai realitet duhet të rrëfehet ashtu si ka ndodhur. Spartak Braho flet me dokumente. Një nga ato dokumente na vërteton se më 10 korrik 1997, ish-Presidenti Sali Berisha, nëpërmjet njërit prej njerëzve më të besuar të tij, Maxhun Pekës, ka urdhëruar pajisjen me pasaporta speciale shërbimi të 105 emrave. Pasi kishte humbur zgjedhjet e 29 qershorit të atij viti, Berisha i kishte të numëruara ditët në Presidencë. E dha dorëheqjen dy javë pas zgjedhjeve por… ka lënë një dëshmi tejet komprometuese. Është kjo listë që po po publikohet sot për herë të parë në DITA. Në gazetë ne kemi botuar edhe më parë lista emrash që pajiseshin me pasaporta diplomatike. Këta emra që publikohen sot janë nga të fundmit që shpërblente ish-presidenti dy javë para se të dorëzonte detyrën. Pse u bëhej ky privilegj këtyre njerëzve në shumicë dërrmuese anonimë? Si spiunë apo gardianë të Berishës? Kjo do të tregohet në numrat në vijim…

Spartak Braho më premton se do të sjellë fakte dhe dëshmi të pakontestueshme nga ajo kohë…

Republika e Shqipërisë
Kabineti i Presidentit
Nr. 745 prot. Tiranë më 10.7.97
Ministrisë së Punëve të Jashtme
Zyrës Konsullore
Me porosi të Presidentit të paisen me pasaportë shërbimi personat e mëposhtëm