Tedi Blushi ashpërsoi tonet fyese dhe akuzuese ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili dënoi gjuhën fyese të kreut të PL, Ilir Meta në një studio televizive.
Blushi i quajti “superfëlliqësira” anëtarët e AIDSSH teksa i akuzon se kanë shkelur 6 herë ligjin e informimit mbi dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit duke marrë 7 vendime në 1 duke mashtruar dhe falsifikuar dokumentet. “Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre.
Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cenuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit. Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet. Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M”, shkruan në fillim eksponenti i PL.
Më tej, PL e konsideron AIDSSH të korruptuar dhe të kapur nga kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula. Këtë të fundit, e akuzojnë se ka përfituar tendera të paligjshëm për ndërtime. Në fund, Blushi e mbyll mesazhin se koha e qeverisjes së “Rilindjes” me patronazhista dhe sigurimsa ka marrë fund. “Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u ‘alarmuat’, ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje.
Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik. Nuk keni për t’i shpëtuar kurrë dënimit ligjor! Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!”, mbyll statusin e tij, sekretari i Përgjithshëm i PL, ish Lëvizje e spiunëve të irrituar nëna e hajdutëris dhe e blerjes dhe korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.