Është rihapur çështja e financimit të Rusisë për PD-në gjatë fushatës 2017, kur “de facto” këtë parti e komandonte Sali Berisha, i cili sot ka marrë “flamurin” e sulmit kundër Luzim Bashës, duke bërë sikur nuk di asgjë e sikur nuk ka lidhje, paçka se kur plasi skandali e quajti “shpifje”.
Është përfshirë apo jo PD, në donacione ruse nëpërmjet Lulzim Bashës, këtë do ta zbulojë ri-hetimi, nëse del siç ka filluar të thotë Sali Berisha, pasi Basha e përzuri nga partia.
Por është e rëndë, që PD është zhytur në 500 mijë dollarë donacion të Rusisë, kur prej 15 vitesh, fushatat e kësaj partie, madje dhe faturat energjisë e pagat disa vite gjatë pushtetit e opozitës, i kanë financuar pa hezitim disa biznesmenë kontraversë të afërt të Sali Berishës e familjes së tij.
Psh., një nga financuesit e PD dhe Sali Berishës në vitet 2005-2021, ka qenë Bashkim Ulaj, i cili derdhte rregullisht “kuotën” e dakortësuar me Saliun, si pazar këmbimi detyrimesh mes tyre; ndërsa pas 9 shtatorit 2021, kur Basha e përzuri Berishën nga partia, ka financuar vetëm Foltoren; konkretisht kuvendin te stadiumi, referendumin anti- Basha, gjyqin e vulës së PD, zgjedhjet 6 marsit, dhe zgjedhjen e Saliut kryetar më 22 maj 2022.
Milionat ilegale për PD-në, dhënë nga Bashkim Ulaj, “Pamfleti” i ka denoncuar qysh më 11 nëntor 2018, duke treguar se nuk kishte dëshirë të jepte, por sepse e kishte dhe e ka detyrim, për afro 700 milionë Euro tenderë, leje ndërtimi, koncesione rrugësh e fibrash optike, PPP për 13 HEC-e, për gurore, toka, troje e pasuri të tjera që i ka dhuruar Sali Berisha.
Po kështu, sipas raportit të auditit që ka ministria e Financave, rezulton se në vitet 2005-2013, Bashkim Ulajt i janë fshirë afro 200 milionë Euro tarifa, evazion dhe taksa në dogana e tatime.
Financues ilegal i PD, me para të pista gjatë 8 viteve pushtet e gjatë 8 viteve opozitë, ka qenë dhe mafiozi Mihal Delijorgji, i cili jepte pjesën nga biznesi i Gërdecit, por dhe për lejet e ndërtimit, dhurimin trojeve, të skrapit të fabrikave e uzinave, lejimin e kontrabandës së hekurit etj.
Një pjesë të donacioneve, Mihal Delijorgji i ka bërë klering me apartamente e makina për ish-ministrat, ish-kryepolicët dhe deputetët “VIP” të PD dhe familjarët e Sali Berishës e Lulzim Bashës, ndërsa prej 1 viti financon vetëm për Foltoren.
Financues ilegal të PD në vitet 2005-2021, me miliona nga trafiku i drogës e pastrimi i parave, kanë qenë dhe Viktor Ndoci e Ylli Braka, ndërtues kullash; një ndër to qendra tregtare “Tirana Ring”, për ndërtimin e të cilës, më 5 korrik 2006 Saliu shkatërroi Mbikalimin te “Zogu i Zi”.
Sa për kujtesë, Viktor Ndoci e Ylli Braka, janë ndërtuesit e kullës “Skënderbej” në qendër të Tiranës., me truall e leje të marra nga nga bashkia e Tiranës, për të cilën më 16 gusht 2022, gazeta britanike “The Guardian” e cilësoi “kullë të ndërtuar me miliarda kokaine”.
Prej 1 viti, trafikantët Viktor Ndoci e Ylli Braka, ia kanë ndaluar çeqet PD-së dhe po financojnë vetëm Foltoren, mbasi me djalin, vajzën dhe dhëndrin e Saliut, kanë orakëri te qendra tregtare “Tirana Ring” e në ndërtim pallatesh.
Por “lavatriçet” Ulaj, Delijorgji, Ndoci e Braka, përveçse prej 1 viti po financojnë Foltoren, me shpresën se plaku “non grata” do rikthehet në pushtet; prej 9 vitesh./Pamfleti