osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shifra marramendëse! Rritja e çmimit të banesave në Tiranë stratosferik: Ja çmimi aktual në disa zona të preferuara

Shifra marramendëse! Rritja e çmimit të banesave në Tiranë stratosferik: Ja çmimi aktual në disa zona të preferuara

Kriza dhe rritja e çmimeve, shoqërohet menjëherë me rritjen e çmimit të banesave në Tiranë.

Të blesh një apartament tashmë edhe në periferi të Tiranës po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Agjentët imobiliarë tregojnë se çmimet në këto zona në zhvillim si Astiri, 5-Maji apo njësi të tjera janë rritur vrullshëm dhe kanë arritur deri në 1200 euro/m2. Ndërsa në bulevardin e ri çmimet rezultojnë edhe më të larta në mbi 1300 euro/m2. Shtrenjtim çmimesh shtojnë ata vërehet veçanërisht tek objektet drejt përfundimit.

“Duke nisur nga pjesa e fundit e Astirit që çmimet variojnë nga 850 euro/m2, nëse afrohemi më afër Unazës së Madhe si Fusha e Aviacionit çmimet kanë kaluar mbi 1000 euro, shkojnë në 1200 euro/m2.

Zona e 5 Majit po ashtu me këto çmime 1000-1200 euro/m2, Porcelani 1000-1100 euro. Bulevardi i ri, fasha e dytë e tij çmimet në këto komplekse kanë arritur në 1300-1350 euro/m2, pastaj Sauku, Farka këto rezidenca me vila kryesisht objekte më private.” deklaron Erion Alimema, agjent imobiliar për Tch.

Ndërsa për kullat që shtrihen përgjatë bulevardit çmimet kanë prekur majat dhe sipas agjentëve të tregut ato të ekspozuara arrijnë edhe deri në 5000 euro/m2.

“Në këto zona çmimet shkojnë nga 1500-1700 euro/m2. Pjesa më e shtrenjtë në Tiranë është fasha e Bulevardit variojnë çmimet mbi 3500 euro, ka çmime të ekspozuara deri në 5000 euro. Duke marrë zonën e ish-Bllokut, sheshi Skenderbej, kullat rreth Stadiumit Arena, rruga Myslym Shyri, që kalojnë 3000 euro dhe deri në 4000 euro.”

Gjithnjë e më shumë po preferohen komplekset e pallateve për shkak të larmishmërisë që ofrojnë në shërbime dhe jo vetëm.

“Komplekset po rrisin cilësinë dhe vlerën e zonave dhe ndërtesave të tjera përreth pasi ofrojnë kënd lojërash dhe shumë facilitate të tjera dhe mbi të gjitha ofrojnë parkim, ndaj janë edhe shumë të kërkuara.”