Një gazetar turk Ahmet Emhre Olur, është arrestuar ditën e sotme sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit. Turku ka udhëtuar nga Dubai në drejtim të Serbisë dhe nga Serbia ka mbërritur në Shqipëri.
Por teksa ka shkuar në sportelin e verifikimit të pasaportave, Ahmet Emhre Olur, është shoqëruar në orën 02:00 të natës, duke u verifikuar për qëllime dëbimi në Turqi. Në Turqi gazetari Olur mësohet se ndiqet penalisht për shkak të qëndrimeve të tij editoriale, kundër qeverisjes së presidentit Erdogan.
Turku vijon të mbahet i shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Rinasit, ndërsa shefi i policisë Përparim Dema, deri në këto momente ka refuzuar në mënyrë permanente të marrë dorëzim kërkesën për azil politik, të Ahmet Emhre Olur.
Policia pretendon se Olur ka një lejë qëndrimi dy vjeçare dhe kësaj leje i ka përfunduar afati. E për pasojë turku duhet të dëbohet në drejtim të shtetit të origjinës. Ndërsa familjarët dhe mbrojtësit e tij ligjorë, pretendojnë se gazetari Olur ka mbërritur nga Serbia, me qëllimin për të qëndruar 1 javë në Shqipëri dhe larguar sërish në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Autoritet Shqiptare të policisë dhe Drejtorisë së Migracionit, deri në këto moment nuk kanë pranuar të protokollojnë zyrtarisht kërkesën për azil të gazetarit turk, ndërsa pritet që në ditët në vijim mund të merret një vendimi dëbimi drejt Turqisë, ku Olur, ndiqet penalisht.