Lideri suprem i Iranit ishte i sëmurë rëndë pasi iu nënshtrua një operacioni të vështirë, shkruan The Sun, duke cituar burime brenda regjimit.
Ayatollah Ali Khamenei, 83 vjeç, u raportua se “ka zënë shtratin” pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer gjatë javës së kaluar.
“New York Times” raporton se Khamenei, i cili ndodhet në krye të Iranit që prej vitit të largët 1989, ka pasur dhimbje të mëdha të stomakut dhe temperaturë të lartë, përpara se t’i nënshtrohej operacionit.
Një burim i afërt me udhëheqësin e Itanit ka thënë për mediat ndërkombëtare se një klinikë u improvizua në shtëpinë e Ayatollah Ali Khamenei për operacionin. Ndërkohë, ai është detyruar të anulojë të gjitha takimet gjatë kësaj kohe. Javën e kaluar, gjendja e 83-vjeçarit u vlerësua si kritike, por që prej atëherë ai ka bërë përmirësimeve.