Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e lirë’ ishin të ftuar dy personazhet e njohur, Lek Plepi dhe Linda Morina të cilët kishin sjell bashkëpunimin e tyre të parë i cili titullohej ‘Seen’.
Dyshja është ngacmuar nga moderatori Arian Çani, i cili e ka pyetur Lek Plepin se nëse ai do të pranonte të martohej me Linda Morinën, dhe përgjigja e tij ka qenë pozitive.
Arsyeja që Plepi ka pranuar të martohet me Lindën është sepse Çani i ka treguar atij se Linda pavarësisht moshës është ende e virgjër dhe mesa duket kjo gjë është pëlqyer nga ana e tij.
“A të josh ideja që ke të bësh me një femër të virgjër?”, e ka pyetur Çani, ndërsa Plepi është përgjigjur se “kjo gjë më ka tërhequr gjithmonë tek Linda”. “Është e vështirë të gjesh të tilla femra sot”, ka vazhduar Çani, ndërsa Leku e ka pohuar këtë.
Ndërsa më pas gazetari ka propozuar që ai dhe Linda të bënin një celebrim live në studio, mirëpo ky sugjerim nuk është pritur mirë nga Linda e cila nuk ka pranuar.