osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Sali Berisha strumbullar i korrupsionit”! Juristi Romeo Kara: SPAK të ngrejë një sektor vetëm për Metën, do ketë shumë punë me të

“Sali Berisha strumbullar i korrupsionit”! Juristi Romeo Kara: SPAK të ngrejë një sektor vetëm për Metën, do ketë shumë punë me të

Bukuria ka kosto, nganjëherë edhe burgun. Me ndihmën e Zotit dhe të USA-s, mendoj se, sistemi ynë i brishtë i drejtësisë, më në fund po lëviz. Duke njohur realitetin, sugjeroj që, SPAK-u të krijojë një sektor të tërë vetëm për Metën, pasi do të ketë shumë punë me të.

Juristi Romeo Kara, në një intervistë ekskluzive për “Pamfletin”, ka komentuar situatën politike në vend. Duke u ndalur te debati i ditëve të fundit se PD mund të ketë marrë financa nga Moska, juristi shprehet se nuk ka asnjë mundësi që Basha ta ketë bërë diçka të tillë pa dijeninë e Berishës.

“Duke e njohur Berishën si paranojak dhe maniak të informacionit, kam bindjen absolute se, ai ka qenë tërësisht në dijeni të këtij fakti. Berisha nuk mendohet dy herë për të mohuar kur ia do interesi. Le të kujtojmë rastin, kur tha se, nuk ishte në dijeni se, baxhanaku i tij punonte ne Gërdec. E gjithë politika jonë, duket se, paska paguar dorëlëshuar paratë e korrupsionit dhe trafikut, për të bërë një makiazh politik në USA. I përdorin sipas rastit si: vlerë e shtuar, kompensim apo rehabilitim, disa takime të konkretizuara me video apo foto, me figura të ndryshme politike në USA”, tha ai.

Duke u ndalur te padia e avokatit Idajet Beqiri për çiftin Meta-Kryemadhi, juristi është shprehur se provat ndaj tyre janë galoponte dhe SPAK duhet të hapë një sektor vetëm për të hetuar ish-presidentin.

“Ne duhet të gëzohemi për këto ndërhyrje. Edhe Meta me Kryemadhin kanë të drejtë t’i gëzohen një ditë bukurisë fizike. Duke parë Monikën se fundmi, mendoj se, shkenca paska ecur shumë dhe bën çudira. Në këtë plan, spitalit në fjalë iu bë një super reklamë. Tani i mbetet SPAK-ut si obligim ligjor që të bëjë hetimin e duhur. Bukuria ka kosto, nganjëherë edhe burgun. Me ndihmën e Zotit dhe të USA-s, mendoj se, sistemi ynë i brishtë i drejtësisë, më në fund po lëviz. Duke njohur realitetin, sugjeroj që, SPAK-u të krijojë një sektor të tërë vetëm për Metën, pasi do të ketë shumë punë me të”, shtoi ai.

Juristi u ndal dhe te aksioni opozitar që kanë nisur Meta dhe Berisha. Ai u shpreh se ish-kryeministri është strumbullar i korrupsionit dhe nuk ju shkon më njeri pas.

“Berisha është Berishë, strumbullari i korrupsionit dhe çdo të lige në Shqipëri. Ai ka militantë, para, ndikim në drejtësi, polici, administratë e kudo, prandaj kjo lloj drejtësie stepet përpara tij. Berisha është sfida e vërtetë e sistemit të drejtësisë. Nëse ai do që të bëhet ashtu siç duhet, ai duhet të përballet me Berishën. Fjalët e tjera janë fukarallëk. Berisha po kapet me thonj pas fatit të tij. Megjithatë, unë mendoj se, ai është në ditët e fundit të karrierës së tij. Për fatin e mirë të shqiptarëve, “non gratat” amerikane dhe britanike, janë tërësisht të motivuara dhe të pakthyeshme. Efektet e tyre do t’i shohim patjetër në një të ardhme të afërt”, tha ai.

Intervista e plotë për “Pamfletin”

-Zoti Kara, ditët e fundit ka nisur një debat sa i takon ndikimit rus në vendin tonë. Flitet se PD ka përfituar 500 mijë dollarë, para të përdorura për lobim në SHBA. Si i keni parë këto zhvillime? Ndërkohë që kemi Berishën që ja ka faturuar Bashës. Mendoni se ish-kryeministri s’ka pasur dijeni?

Duke e njohur Berishën si paranojak dhe maniak të informacionit, kam bindjen absolute se, ai ka qenë tërësisht në dijeni të këtij fakti. Berisha nuk mendohet dy herë për të mohuar kur ia do interesi.

Le të kujtojmë rastin, kur tha se, nuk ishte në dijeni se, baxhanaku i tij punonte ne Gërdec. E gjithë politika jonë, duket se, paska paguar dorëlëshuar paratë e korrupsionit dhe trafikut, për të bërë një makiazh politik në USA. I përdorin sipas rastit si: vlerë e shtuar, kompensim apo rehabilitim, disa takime të konkretizuara me video apo foto, me figura të ndryshme politike në USA.

Edhe pse sot pëllasin gjithë ditën për sovranizëm, ata guxojnë të na prezantohen ne, që i njohim me dhëmbë e dhëmballë, për atë që nuk janë, duke u bërë të pështirë e qesharakë, pasi ne që i njohim nga veprat, nuk kemi nevojë të vihemi në dilemë, nga një apo disa foto. Ata e dine se, garant i këtij sistemi janë USA-t, prandaj duan me çdo çmim të shiten si pro-amerikanë.

Ata e dinë se, korrupsioni i kryer prej tyre i ka çuar konkretisht jo në krah te USA-s, por përballë tyre, prandaj duan te gjejnë shpëtim duke paguar sa frëngu pulën rehabilitimin e tyre fotografik.

Përvoja na mësoi se, korrupsioni i tyre galopant, i shtyu drejt Rusisë, Kinës dhe Iranit, duke kompromentuar përpara shqiptarëve shumë rënde sistemin demokratik dhe vlerat reale të tij, si dhe rolin e USA-s përkrah tyre.

Me vepra ata janë përkrah Rusisë, ndërsa me foto përkrah USA-s. Ky është realiteti. Megjithatë mendoj se, edhe vetë USA, duhet të rishikojë ligjin, i cili i lejon politikanët e tyre, t’i shesin imazhin e tyre, kujtdo që paguan.

-Një tjetër çështje është se janë shtuar paditë në SPAK ndaj ish-presidentit Meta. Dje u bë një padi për ndërhyrjet estetike të Metës e Kryemadhit, pasi dyshohet se nuk i kanë deklaruar. Janë rreth 5 padi ndaj tyre. Mendoni se po lëviz diçka në sistemin e drejtësisë?

Ne duhet të gëzohemi për këto ndërhyrje. Edhe Meta me Kryemadhin kanë të drejtë t’i gëzohen një ditë bukurisë fizike. Duke parë Monikën se fundmi, mendoj se, shkenca paska ecur shumë dhe bën çudira. Në këtë plan, spitalit në fjalë iu bë një super reklamë. Tani i mbetet SPAK-ut si obligim ligjor që të bëjë hetimin e duhur. Bukuria ka kosto, nganjëherë edhe burgun.

Me ndihmën e Zotit dhe të USA-s, mendoj se, sistemi ynë i brishtë i drejtësisë, më në fund po lëviz. Duke njohur realitetin, sugjeroj që, SPAK-u të krijojë një sektor të tërë vetëm për Metën, pasi do të ketë shumë punë me të.

-Nga ana tjetër kemi ish-kryeministrin Berisha. SHBA e ka shpallur të padëshiruar dhe kërkon të hetohet. SPAK ka hapur dosjen e Kompleksit Partizani dhe të Gërdecit, por sërish nuk kemi asgjë konkrete. Pse drejtësia ende druhet përballë tij?

Berisha është Berishë, strumbullari i korrupsionit dhe çdo të lige në Shqipëri. Ai ka militantë, para, ndikim në drejtësi, polici, administratë e kudo, prandaj kjo lloj drejtësie stepet përpara tij.

Berisha është sfida e vërtetë e sistemit të drejtësisë. Nëse ai do që të bëhet ashtu siç duhet, ai duhet të përballet me Berishën. Fjalët e tjera janë fukarallëk. Berisha po kapet me thonj pas fatit të tij. Megjithatë, unë mendoj se, ai është në ditët e fundit të karrierës së tij. Për fatin e mirë të shqiptarëve, “non gratat” amerikane dhe britanike, janë tërësisht të motivuara dhe të pakthyeshme. Efektet e tyre do t’i shohim patjetër në një të ardhme të afërt.

-Duke qëndruar në këtë linjë, sot KLP nisi punën për të emëruar kreun e ri të SPAK. Keni një mendim për bilancin e Arben Krajës? Zyrtarët më të lartë janë ende të paprekur.

Nuk shoh ndonjë bilanc pozitiv lidhur me periudhën Kraja në krye të SPAK-ut. SPAK-un e përkrah si mision, por kam vërejtje për punën e tij. Korrupsioni rrjedh nga lart-poshtë, prandaj ata janë aty, pikërisht për t’u marrë me korrupsionin e qeveritarëve më të lartë dhe të iniciojnë ndryshimet e duhura ligjore nga përvoja e tyre. Deri më tani ata janë treguar të stepur, duke mos qenë në lartësinë e misionit te tyre.

-Meta dhe Berisha kanë kërcënuar me protesta të fuqishme. Si e shihni aleancën e tyre?

Aleancën Meta-Berisha e shoh si aleancë mëkatarësh e llumi. Ata mendojnë se do të kenë shpëtim vetëm nëse mbajnë gjallë këtë statuskuo dhe këtë pazar politik dhe kërcënojnë me destabilizim nëse kjo gjë u rrezikohet. Megjithatë, tashmë lexohet qartë fundi i tyre. Thënë popullorëshe, ata duket të bëhen rahmet për së gjalli. As sorrat nuk tremben më prej tyre. /Pamfleti