osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rusia financoi PD-në e Bashës, por çështja në Shqipëri u mbyll! Ish prokurorja Elisabeta Imeraj ishte kundër: Kërkova hetim deri në fund!

Rusia financoi PD-në e Bashës, por çështja në Shqipëri u mbyll! Ish prokurorja Elisabeta Imeraj ishte kundër: Kërkova hetim deri në fund!

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Kjo ka ndodhur edhe me Partinë Demokratike, kur drejtohej nga Lulzim Basha.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Basha u hetua, por hetimi u mbyll për pastrim parash dhe u dërgua në gjykatë vetëm për falsifikim, duke u pushuar edhe nga gjykata. Prokurorët nuk morën dëshminë e Nick Muzin, dëshmitar kyç në këtë çështje.

Ish drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, tashmë e shkarkuar nga vettingu, deklaroi pak kohë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ajo ka qenë kundër mbylljes së hetimeve dhe ka kërkuar që prokurorët t’i shkojnë asaj deri në fund, madje duke i siguruar imunitet edhe Nick Muzin, që ai të dëshmonte.

Pjesë nga biseda: 9 Maj 2022.

Ylli Rakipi: Ju nisët hetimin për Bashën?

Elisabeta Imeraj: Kur kam mbërritur unë, hetimi kishte nisur. Është intensifikuar me tre prokurorë. Prokurorët janë të pavarur. Unë kam mbajtur qëndrimin tim, që nuk ka rëndësi se si është rezultati, sepse drejtuesi i prokurorisë nuk mund të ndërhyjë, por kam dalë me udhëzimin përkatës, duke bërë të ditur që hetimit ti shkohet deri në fund.

Lorenc Vangjeli: Ka zëra se ka ardhur një dosje nga SHBA për këtë çështje. Rezultate të hetimit në SHBA?

Ylli Rakipi: A keni patur komunikim me faktorin ndërkombëtar për këtë problem?

Elisabeta Imeraj: Kemi dy momente të cilat do ti sqaroj. Çështja është e mbyllur tani, ka mbaruar. Prokuroria i është drejtuar organeve në SHBA për ndihmë juridike. Është kërkuar informacion dhe marrja e dëshmisë së Muzin. Në kthim përgjigje kanë ardhur informacionet por nuk është bërë e mundur pyetja e zotit Muzin.

Në argumentimin e bërë në kthim përgjigje dhe kërkesën për ndihmë, është arsyetimi se zoti Muzin ka përfituar nga e drejta për të mos folur (në SHBA), ndërsa në raport me organet në Shqipëri, nëse i jepet garanci në mos marrjen e përgjegjësisë penale, do të jepte dëshminë. Unë personalisht, duke parë zanafillën hetimore, që hetimit i duhet shkuar deri në fund, kam udhëzuar, që prokuroria të mos ketë fazë përfundimtare, por të krijojë mundësinë proceduriale që Muzin të japë dëshminë e tij!

Lorenc Vangjeli: Iu ofrua zotit Muzin imunitet?

Elisabeta Imeraj: Prokurorët vendosn të mbyllej hetimi dhe të shkojë çështja në gjyaktë. Nëse prokuroria do të ishte e centralizuar, drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimarrjen e prokurorëve të çështjes.

Lorenc Vangjeli: Shihni ju ndërhyrje politike? Ishte kandidat për kryeministër zotëria.

Elisabeta Imeraj: Këtë nuk e di, nuk marr vesh nga politika. Ajo që ka ndodhur është që unë si prokuror… Unë kam qenë kundër mbylljes së çështjes. Po ti rikthehemi medias, opozita ka pretenduar që Elisabeta Imeraj po bën presion për mbyllje të çështjes.