Hëna ushtron shumë ndikim mbi lëvizjet e Tokës, por ajo ka gjithashtu një efekt të madh edhe në rritjen e flokëve. Besohet që fazat e hënës ndikojnë në rritjen e flokëv, kështu që është mirë t’i prisni ato gjatë një faze të veçantë të hënës.
Hënë e re
Në këtë fazë hëna nuk është e dukshme për shkak se ajo është e vendosur në mes të Tokës dhe Diellit, ndaj nuk është e këshillueshme të prisni flokët. Nuk rekomandohet si periudhë e favorshme për prerjen e flokëve, pasi kjo fazë e hënës kosniderohet si një fazë e dëmshme, ku ndodh dobësimi i fibrave të flokëve dhe rënia e tyre
Treçereku i hënës
Nëse dëshironi që flokët tuaj të rriten shumë shpejt dhe të jenë të shëndetshëm, duhet t’i prisni ato kur shihni në qiell treçerekun e hënës. Kjo është periudha ideale që këshillohet për prerjen e flokëve, sepse forcon strukturat e tyre duke iu dhënë shëndet dhe fortësi.
Rekomandohet të priten mes orës 12 të mesditës dhe 6 të pasdites, pasi ndërmjet këtyre orëve ekziston një rritje progresive në tërheqjen hënore.
Hena e plotë
Hëna e plotë është faza e përkryer për të kryer një prerje flokësh.Nëse flokët tuaj janë dëmtuar shumë, është koha më e mirë për t’u dhënë atyre në formë të re. Prerja e tyre në këtë fazë iu jep atyre shkëlqim, fortësi dhe për më tepër rriten shumë shpejt. Gjatë kësaj faze rekomandohet të priten midis orës 6 të mëngjesit dhe 12 të mesditës, vetëm një ditë para se hëna të bëhet e plotë, ose po atë ditë.
Tremujori i fundit
Prerja e flokëve në një fazë hënore të zbehur, gjysmënë, është zgjidhja më e mirë për gratë që kanë flokë me shumë volum. Duke i prerë flokët në këtë periudhë, ato do të rriten më ngadalë, duke ruajtur formën dhe stilin që dëshironi. Orari ideal duhet të jetë mdis orës 6 të mëngjesit dhe 12 të mesditës, kur tërheqja hënore është në rënie.