Sali Berisha i ka bërë thirrje BE-së këtë të enjte nga Kuvendi i Shqipërisë, që të mos lëvrojë asnjë fond për Shqipërinë.
“Është koha, ju lutem, të mbikqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por të mbikqyrni me dhembshuri, me ndjeshmëri, çfarë ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Është koha të ndalemi, sepse në një kilometër rrugë të ndërtuar me manual nga Europa, ose nga KE, realizohet me 2 -3 milionë euro, kurse një kilometër i ndërtuar me manualin e kësaj qeveria që vjedh nga mëngjesi në darkë, realizohet me 22 milionë euro!
Unë i bëj thirrje, BE-së, KE-së, të mos disbursojë asnjë qindarkë në qoftë se nuk bëhet hetimi i plotë, transparent dhe vendoset para ligjit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj për aferën e tmerrshme të djegësave në të cilën janë vjedhur qindra milionë euro; dy djegësa nuk ekzistojnë fare dhe tjetri është jashtë funsksioni, të prokuruar në kundërshtim me ligjet e vendit në negociata të mbyllura, pa garë”, tha ai.