Kryeministri në detyrë i Mali të Zi, Dritan Abazoviç udhëtoi për Shtetet të Bashkuara të Amerikës ku në ditët në vijim pritet të marrë pjesë në një sërë takimesh në nivel politik dhe ekonomik, duke përfshirë edhe bisedimet në Departamentin e Shtetit.
Abazoviç nuk mori pjesë në takimin e shtatë të mazhorancës së re parlamentare e cila synon të formojë qeverinë e re përmes rikonfigurimit të mazhorancës së vjetër parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit, 2020.
Nëse nuk ka marrëveshje nga mazhoranca e vjetër/re parlamentare, Presidenti i Malit të Zi, duhet t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbaheshin në dhjetor të këtij viti.
“Kryeministri i Malit të Zi në mandatin e tij teknik, Dritan Abazoviç është nisur sot për në Washington, ku në ditët në vijim pritet të zhvillojë një sërë takimesh në nivel politik dhe ekonomik, duke përfshirë edhe bisedimet në Departamentin e Shtetit.
Kryeministri Abazovic ka theksuar më herët se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bisedimet me partnerët amerikanë, fokusi do të jetë tek integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor dhe stabiliteti rajonal, si dhe vazhdimi i luftës. kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili ka dhënë rezultate të dukshme në muajt e fundit”, njoftoi kabineti i Abazoviçit.