Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.
Në këtë çështje mund të jetë e implikuar edhe PD, gjatë periudhës në të cilë Basha ishte në krye të partisë.
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë një interviste televizive foli lidhur me këtë çështje ku tregoi dhe çfarë i kishte thënë Basha kur e ka pyetur më parë.
Edi Paloka: Unë jam njohur nga deklaratat e Ballës pastaj pashë mediat që e kishin ngritur këtë dosje. Unë si nënkryetari bisedova me Bashën dhe fjalët e tj kanë qenë që është vetëm një shpifje. Çdo gjë që më tha ishe ajo që deklaroi publikisht.
Ato që na u dhanë në fillim ishin deklaratat e Ballës dhe një revistë e cila dihet që është nën ndikimin e Soros. Sot bëhet fjalë për shërbimet inteligjente, gjëja duket serioze. Dhe në këtë rast asnjë akuzë nuk mund të ngrihet pa prova. Çdo gjë duhet të hetohet. Besimin në drejtësinë amerikanë as nuk mund ta vë në dyshim, as nuk mund të vihet në paralel me drejtësinë shqiptare.
Sakaq Paloka thotë se Basha me këtë aferë është shantazhuar.
Edi Paloka: Sot është e dokumentuar që Basha nga kjo aferë është shantazhuar jo vetëm nga Rama por dhe nga ambasadorja amerikane. Dhe pse ka qenë një marrëdhënie tërësisht e Bashës dhe përgjegjësia është e tij, nëse është e vërtetë do të ishte e rëndë dhe për PD. Ultimatum ishte të përjashtohej Berisha. Duket që pasojat paskam qenë personale për Bashën.
Dhe ne kemi thënë se Bashën të ndryshojë vendimin aq shpejt diçka e fortë e ka detyruar. Nuk e dinim se kjo është çështje me të cilën Basha është marrë peng. U kuptua që Bashën e mbanin peng me diçka por nuk e kishim të konfirmuar. Sot është konfirmuar se çështja më të cilën është mbajtur peng Basha është çështja“MUZIN”.