Ish-kryeministri Fatos Nano feston sot ditëlindjen. Lideri historik i së majtës shqiptare mbush 70 vjeç.
Nano u lind në 16 shtator të vitit 1952. Ai e nisi karrierën politike në vitin 1991. Nano qëndroi në krye të PS deri në vitin 1993, vit kur u burgos për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ai më pas diti të largohet, duke e mbyllur kapitullin e tij në politikë për të mos u kthyer më. Ai zgjodhi të tërhiqet në jetën e tij private tashmë me bashkëshorten e dytë, Xhoana Nano.
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i kishte dhënë më herët fund martesës së tij 27-vjeçare me dashurinë e fëmijërisë, Rexhina Nano.
Për disa vite ai zgjodhi të jetojë në kryeqytetin e artit dhe muzikës, Vienë. Fatos Nano cilësohet si një politikan inteligjent dhe largpamës që lejoi debatin dhe mendimin ndryshe në Partinë Socialiste.