osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A quhet protestë në krah të Lulëzim Bashës dhe Monika Kryemadhit?

A quhet protestë në krah të Lulëzim Bashës dhe Monika Kryemadhit?

Qeveria e Edi Ramës i ka dhënë të gjitha arsyet pse duhet të ikë. Ka shfaqur të gjitha cilësitë e një dështimi që po fut vendin më së paku në një klimë të rënduar psikologjike. Ndaj saj ka patur reagime dhe protesta të izoluara, si ajo e banorëve të Zharrëzës, ajo kundër importit të mbetjeve, apo edhe protesta e tanishme kundër inceneratorëve.

Këto janë në fakt protestat e vërteta që duhen inkurajuar. Këto janë temat e jetës së gjithësecilit, bashkë me taksat që shtohen e shtohen, edhe nga kryebashkiakët.
Por në kushtet e një situate kur qytetari shqiptar është dhunuar nga qeveria e tij, ai është tradhëtuar edhe nga opozita parlamentare, e cila vetëm sa ngre gishtin e akuzës dhe bën propagandë në rrjetet sociale.

Ta thjeshtojmë fare këtë çështje: a ka shqiptar që ka një hall, që nuk ka punë, që nuk paguan dot muajin, që beson se Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, deputetët Balliu, Noka etj., janë në krah të tij apo në krye të foltoreve sepse duan që ato të zgjidhen?

Me siguri që jo. Sot PD-ja flet për shumë gjëra drejt, por jo se sheh dhe kërkon zgjidhjen, por sepse problemi në vetvete është e vetmja modë e opozitës. Sot PD-ja flet me të drejtë për 180 mijë shqiptarë që ikën nga Shqipëria dhe me mijëra të tjerë që duan të ikin, por ajo nuk di të thotë pse i ikën 200 mijë demokratë.

Hallet e një qytetari të zakonshëm shqiptar mundet edhe të jenë të thjeshta kur i dëgjon: punësimi, asistenca sociale, ndonjë gjobë, por ato nuk mund të zgjidhen nga njerëz njëdimensionalë si Basha, Kryemadhi, Noka, Paloka, Ristani dhe Balliu. Të cilët kanë dëshmuar se jo vetëm nuk kanë ndonjë mendje për të bërë ndonjë punë, por bëjnë çmos të kapin pazarin e radhës me kryeministrin e radhës.
Një opozitë mund të jetë e pafuqishme, e dobët, ndoshta edhe e paaftë në një moment.

Kujtojmë këtu si talleshim të gjithë me opozitën e z. Rama në vitet e para të tij. Por atë nuk e diskrediton, as skualifikon moralisht kjo gjë. Atë e nxjerr nga loja e besimit, tradhëtia ndaj njerëzve, ndryshimi i rolit, teatraliteti i kauzave dhe mbi të gjitha atë e tradhëton xhepi i saj që çuditërisht sa vjen dhe fryhet. Ku me ndonjë koncesion të dhënë nga kundërshtari, ku me leje ndërtimi po ashtu të firmosura nga ata ndaj të cilëve nesër do protestohet.

A është pra protestë organizimi i disa mijëra njerëzve në shesh? A përfaqëson protestën e sotme, monologue përsëritës i Lulzim Bashës, pasthirrmat e çorganizuara sintaksore të Monika Kryemadhit, apo kapardisjet karnevaleske prej tribuni të Flamur Nokës dhe Klevis Balliut?

Për disa po, por për një pjesë tjetër me siguri që jo. Opozita mundet edhe të nxjerrë Babalen të flasë, ajo mundet edhe ta shpallë Dëshmitar Nderi, por asgjë nga këto nuk ngjit në interesin e vërtetë të qytetarit shqiptar që shikon mirë këtë teatër të dhimbshëm. Ndaj le të falënderojmë PD-në dhe LSI-në që na thyejnë monotoninë e një fundjave me shi, duke u shndërruar në teatër kombëtar falas, në rolin e tyre më të mirë: atë të atij që ulëret dhe bërtet, por që në fakt është duke mbajtur radhën e asgjë më shumë.

Atë radhë që një herë të bën kryetar kuvendi, një herë president, një herë të jep ca ministra, ca leje ndërtimi, e një herë tjetër të bën edhe faktor në media. Asgjë më shumë. Jeta jonë për fat të mirë sa vjen dhe varet më pak nga këta palaço që ndryshojnë vendet edhe pse vendi sa vjen dhe rrëgjohet prej tyre.///respublika//