osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u vra Azem Hajdari dhe a pati rol Berisha? Manovrat e Saliut për t’iu shmangur drejtësisë: Zhdukje provash dhe kapje të gjyqësorit

Si u vra Azem Hajdari dhe a pati rol Berisha? Manovrat e Saliut për t’iu shmangur drejtësisë: Zhdukje provash dhe kapje të gjyqësorit

Kur nisi gjyqi ndaj Izet Haxhisë, kishte shpresa se Berisha do dilte para drejtësisë, por gjyqësori u tregua sërish i pafuqishëm, duke dëshmuar ndikimin e ish-kryeministrit. Sot pas 24 viteve Berisha vuri lule te busti i Hajdarit, por janë të shumtë ata që besojnë se ai ka gisht në eliminimin e tij…

Si sot 24 vite më parë, u vra në një atentat Azem Hajdari, në atë kohë deputet i PD. Edhe sot e kësaj dite, kjo vrasje ka shumë mister brenda. Disa persona janë dënuar dhe ndodhen në qeli, por nuk dihet se kush e porositi vrasjen e tij dhe cila ishte arsyeja e vërtetë.

Ditën e vrasjes, Azem Hajdari ndodhej në qytetin e Fierit, ku edhe merrte pjesë në një miting të organizuar nga Partia Demokratike, më pas u ndal në Lushnje dhe më pas, pasdite mbërriti në Tiranë. Në mbrëmje ai njoftohet se dikush e priste poshtë, ku ishin Fatmir Haklaj dhe Jaho (Salihi) Mulosmani.

Kjo është dhe pjesa më e debatueshme, pasi ka shumë nga ata që thonë se këtu ka gisht ish-kryeministri Berisha, i cili dyshohet se e nxori në pritë përmes ish-truprojës së tij Izet Hxhisë, i cili është dënuar me 21 vite burg si pjesëmarrës në krim. Thuhet se dikush e telefonoi Hajdarin.

Pasi u informua, Azem Hajdari me dy truprojat e tij, Zenel Nezën dhe Besim Çerjen zbresin poshtë dhe i drejtohen makinës që ishte poshtë, duke trokitur në xham. Në këtë moment nga mjeti Fatmir Haklaj dhe i afrohet me një kallashnikov në duar duke qëlluar. Më pas në të djathtë të tij supozohet të jetë afruar Jaho Mulosmani dhe në të majtë Naim Çangu, që të dy të armatosur. Në këto momente Besim Çerja, truproja i vendosur në anën e majtë të Azem Hajdarit bllokon armën e Fatmir Haklaj duke ia kapur fort me të dyja duart. Drejtimi i tytës së kësaj arme shihte në krahun ku gjendej Zenel Neza dhe Naim Çangu dhe nga e djathta në të majtë të Fatmir Haklaj, kur sheh se Fatmirit i bllokohet arma Jaho Salihi afrohet dhe pretendohet se ka qëlluar me një pistoletë 9mm në kokë shokune tij Besim Çerjen.

Nga të shtënat vritet Azem Hajdari, ndërsa qëllohen Zenel Neza e Naim Çangu. Zenel Neza mbeti i plagosur dhe arriti të mbijetojë.

Manovrat e Berishës

Por kjo ngjarje ka shumë mistere. Vetë Berisha i drejtohet me një letër ambasadorit amerikan në atë kohë dhe akuzon truprojën e tij Izet Haxhinë si të përfshirë. Por që atëherë, ai kurrë nuk doli para drjtësisë qoftë dhe si dëshmitar. Kur u bë gjyqi për Jaho Mulosmanin dhe vëllezëri Haxhia, Berisha u thirri disa herë në gjykatë e prokurori si dëshmitar dhe kurrë nuk shkoi.

Së fundi patëm gjyqin e Izet Haxhisë dhe prokuroria bashkë me avokatin e tij kërkuan që Berisha të thirret si dëshmitar, por gjyqtari e rrëzoi kërkesën. Ishte gjyqtari Lazër Sallaku, ai i cili i mbylli dhe dosjen e CEZ, që e la Berishën jashtë gjyqit. Pra në 24 vite, Berisha nuk ka dhënë kurrë llogari për ekzekutimin e Hajdarit.

Zhdukja e provave

Shumë prova për vrasjen e Azem Hajdarit janë zhdukur. Prova më kryesore është një regjistrim i bërë ndaj Zenel Nezë. Pas atentatit, Zenel Neza mbeti i plagosur dhe shkoi në spital. Personi i parë që i shkoi në shtrat ishte Sali Berisha, i shoqëruar nga gazetari Ylli Rakipi. Ky i fundit kishte një diktofon në dorë dhe i marrin një dëshmi Zenel Nezë. Kjo dëshmi nuk u bë kurrë publike dhe kaseta u zhduk. Po ashtu Zenel Nezës ju dha pasaportë diplomatike dhe ai u largua jashtë vendit ku mori azil. Ai kurrë nuk dëshmoi qartë për ngjarjen.

Po ashtu një tjetër provë e zhdukur është ditari i ish-ministrit të Brendshëm Perikli Teta. Në dosjen hetimore ndodhet një letër e Perikli Tetës i cili tregon se gjatë hetimeve atij i është sekuestruar nga grupi hetimor një ditar, ku ai ka shkruar të gjitha ndodhitë për vrasjen e Hajdarit. Në atë ditar ka pasur të dhëna shumë interesante, ku flitej dhe me emra konkretë. Por ai ditar nuk është më në dosjen e prokurorisë.

Kur nisi gjyqi i Haxhisë, kishte shpresa se do dilte Berisha para drejtësisë, por gjyqësori u tregua sërish i pafuqishëm, duke dëshmuar ndikimin e ish-kryeministrit. Sot pas 24 viteve Berisha vuri lule te busti i Hajdarit, por janë të shumtë ata që besojnë se ai ka gisht në eliminimin e tij. /Pamfleti