Prej kohësh është aluduar se marrëdhënia mes dy çifteve të njohur Robert dhe Nora dhe Patris dhe Tuna nuk janë aspak të mira . Është përfolur gjatë se Tuna dhe Nora nuk flasin me njëra-tjetrën dhe për këtë arsye edhe dy vëllezërit kanë probleme.
Ditën e sotme Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku i pyetur nga moderatorja për marrëdhënien që ata kanë me Tunen dhe Patrisin, ai ka shokuar me deklaratën e tij.
“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, ka treguar Roberti gjatë emisionit duke sqaruar një herë e mirë marrëdhënien e tij me familjen e të vëllait.
Ndër të tjera ai tregoi se edhe pse me Tunën nuk shihen, ai dhe i vëllai takohen shumë shpesh, pasi jeta e tyre e përditshme i lidh.