osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Harxhoi 700 mijë dollarë dhe nuk i bëri dot për vete, pse arrestimi i Metës vendoset në Uashington

Harxhoi 700 mijë dollarë dhe nuk i bëri dot për vete, pse arrestimi i Metës vendoset në Uashington

Janë kërkuar informacione mbi dokumentet që figurojnë në arkivin e Departamentit të Drejtësisë për kompanitë “McKeon Group” dhe “Dorelita Limited” sa i takon kontratave që ato kanë firmosur me Ilir Metën…

Fati i Ilir Metës është në duart e SHBA. SPAK ka nisur hetimet mbi një padi të ish-deputetit Halit Valteri, i cili paditi Metën për abuzime me lobimet në SHBA. Meta dyshohet se shpenzoi 700 mijë dollarë për të fituar besimin e amerikanëve, por këto para nuk janë deklaruar të gjitha në KQZ.

Por pavarësisht fakteve që janë bërë publike deri tani dhe që tregojnë se kemi të bëjmë me shkelje, fati i dosjes së Metës do vendoset nga përgjigja që do vijë nga SHBA. Sipas burimeve, SPAK i është drejtuar Departamenti të Drejtësisë, ku ka kërkuar sqarime mbi kontrata lobuese të LSI. Po ashtu janë kërkuar informacione mbi dokumentet që figurojnë në arkivin e Departamentit të Drejtësisë për kompanitë “McKeon Group” dhe “Dorelita Limited” sa i takon kontratave që ato kanë firmosur me Ilir Metën. Pra duket se tani e vendos SHBA nëse arrestohet apo jo Meta. Sinjalet janë se nga Uashingtoni do vijë një dosje voluminoze me faktet përvëluese, të cilat do gjunjëzojnë ish-presidentin.

Padia e Valterit erdhi pas dy artikujve të mediave të njohura “Mother Jones” (25 prill 2018) dhe “Kronen Zeitung” në 16 maj 2022, të cilat raportuan se LSI ka paguar një kompani “offshore” qipriote “Dorelita Limited”, e cila financonte një firmë tjetër në pronësi të ish-senatorit republikan amerikan Howard “Buck” McKeon dhe ish-kryetar i Dhomës së Komitetit Shërbimit të armatosur. Ky i fundit do të përpiqej të ndikonte në Departamentin Amerikan të Shtetit në mënyrë që LSI të fitonte akses dhe mbështetje nga SHBA, pro që nuk ja doli dot.

Çështjet mbi të cilat do hidhet dritë

Për të shkuar më në detaje, Ilir Meta ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania “McKeon Group”. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Kontrata e parë e lobimit është nënshkruar nga Iraklis Fidetzis në emër të LSI-së dhe Ilir Metës. Kontrata parashikonte sigurimin e një ftese për Ilir Metën si pjesëmarrës në inaugurimin e Donald Trump, organizimin e takimeve me ligjvënës dhe drejtues të tjerë të administratës amerikane në Uashington gjatë kësaj ceremonie dhe pas 20 janarit 2017, zhvillimi dhe promovimi i marrëdhënieve të mira me administratën e re të Donald Trump dhe Kongresin amerikan.

Në shkurt të 2017, pikërisht për ditën Shën Valentinit, McKeon Group, sipas dokumentacionit të dorëzuar te autoritetet amerikane njofton tërheqjen nga kontrata, që Fidetzis i jepte 15 mijë dollarë në muaj.

Pas kësaj tërheqjeje, “McKeon Group”, sipas dokumenteve të dorëzuara Departamentin e Drejtësisë ka nënshkruar një tjetër kontratë të dytë lobuese, këtë herë me kompaninë “Dorelita Limited”. Kontrata është nënshkruar më 24 mars të 2017-s. Sipas kontratës, grupi ngarkohej që të lobonte për 6 muaj për llogari të kompanisë “Dorelita Limited” dhe individëve të lidhur me të.

Po kush janë individët e lidhur me të? Kompania “Dorelita Limited” rezulton e regjistruar në Qipro, njohur si parajsë fiskale. Drejtori ekzekutiv i saj është Iraklis Fidetzis, avokati që përfaqësoi Ilir Metën në kontratën e parë të anuluar.

Kontrata e dytë kishte afat gjashtëmujor dhe kompania “Dorelita Limited” janë paguar 50 mijë dollarë në muaj, ndërsa ka një klauzolë që përfshin edhe një pagesë për muajin shkurt, megjithëse marrëveshja mes palëve është nënshkruar më 24 mars, ndërsa gjysmën e parë të shkurtit, në fuqi ka qenë kontrata e parë e nënshkruar mes McKeon dhe LSI-së e Ilir Metës.

Përveç kësaj, kompanisë Dorelita i ngarkohen edhe shpenzimet e tjera të kompanisë lobuese, si udhëtimet, hotelet, drekat e darkat që organizohen me qëllim zbatimin e kontratës së nënshkruar. Në total, bashkë me këto kosto, kompania Dorelita ka paguar rreth 600 mijë dollarë për McKeon Group.

Me t’u firmosur kontrata, McKeon Group ka nisur takimet e lobimit, zyrtarisht për Dorelitën, por jozyrtarisht ka dyshime të forta se lobimi është bërë për llogari të Ilir Metës. Nga 11 prilli deri më 28 prill, një ditë para se Ilir Meta të zgjidhej President “McKeon Group” deklaron se ka realizuar të paktën 28 kontakte në Senat e Kongres.

Pritet që në letër-porositë që do kthejë SHBA, do të hidhet dritë mbi të gjitha këto pikëpyetje. /Pamfleti