osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Analisti Besi Bekteshi: “Antikomunistët” që duan të ndalojnë “teto Ollgën” dhe mbajnë Sal sekretarin!

Analisti Besi Bekteshi: “Antikomunistët” që duan të ndalojnë “teto Ollgën” dhe mbajnë Sal sekretarin!

Ajo që PD-të e shumta quajnë “dekomunistizim” është patetizmi dhe butaforia perfide që kërkon të “largojë shtatore dhe foto e filma” por të konservojë në demokraci pikërisht thelbin e filozofisë në një kriptokomunizëm irracional sot! Nuk e kam fjalën për të gjithë grupin e Alibeajt dhe ish pionierëve apo yllkave të Enverit.

E kam fjalën për një parti e ndarë në dysh apo tresh, që ka trashëguar në themelet e kryet e saj veset dhe njerzit e diktaturës. Në fakt për të jetuar dhe prosperuar këta në demokraci u kthyen në korruptotiranokratë dhe duhej që dekomunistizim të konsiderohet lufta jo thjesht ndaj të indoktrinuarve idiotë për 5 maj dhe ditëlindjen e Enverit apo 29 nëntor, por ndaj prodhimit kulturor në diktaturë!

Komunistat e 5 majit, filmat e diktaturës dhe vjershat e saj, vërtetë kanë brenda diktaturën, por kanë 30 vjet që nuk e grabisin, djegin, shkatërrojnë, degradojnë, e bëjnë të arratisen jo vetëm rininë, por dhe pleqtë në vendin tonë!

Shqipërinë kështu nuk e bëjnë as pleqtë me foton e Enverit dhe as filmi Zonja nga Qyteti!?? Shqipërinë kështu e kanë bërë maskarenjtë që hedhin bustin e Enverit, shajnë komunizmin dhe pse kanë qenë vetë ( si bie fjala SB) por në saj të “antikomunizmit” të tyre nuk lanë qelizë të “gjallesës shtet” pa korroptuar! Si nga PD, PS, LSI (PL) dhe të gjithë të tjerat rresht.

Këta e kanë hallin te simbolet dhe pse janë të neveritshëm po ta shikosh surratin e Enverit, por këto duan të largojnë Enverin në foto, filma, vjersha, këngë por ta mbajnë të trupëzuar te surretër të tjerë akoma dhe më surretër se ata dje. Për më tepër kur kanë marrë leksione demokracie nga SB sekretar partie dhe gjithfarë spiunësh në politikë e kudo.

Të tillë tipa duan të largojnë filmin e Teto Ollgës dhe të mbajnë Sal Sekretarin (e filmit) përsëgjalli dhe jo vetëm te SB i tridhjetviteve. Jo jo por te të gjithë kryetarët e partive që përveç se janë si Sal sekretari janë dhe të korruptuar. Dekomunistizimi i politikës duhet të fillonte me nxjerrje jashtë të ish komunistave! Jo se i shpall – DASH! Po se kanë qenë komunista! Nuk e kanë bërë!

Mund të kishin nxjerrë P Komuniste jashtë ligjit, por nuk e kanë bërë ose nuk kanë dashur ta bëjnë. Mund të kishin hapur dosjet në mënyrë të ndershme dhe normale, por nuk e kanë bërë biles kanë luajtur me to, duke i kërcënuar individët me dodje dhe mbushur sistemin e drejtësisë, politikës, dhe pushtetin me të tillë figura. Nuk e kanë seriozisht as sot mbas 32 vjetëve. Ato duan të dënojnë lojën aktoriale në filma, jo filozofinë politike të filmit. Ky është halli tyre.