Vetëm pak orë para protestës së PD, minisri Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes një statusi duke sfiduat kryedemokratin Lulzim Basha, se nëse audiopërgjimi është i vërtetë, do të jap dorëheqjen dhe të marrë mbi supe të gjitha fajet e tij, por në të kundërt, Basha duhet të largohet si kryetar i PD-së dhe të përgjigjet sipas pasojave që parashikon ligji.
Statusin ministri i’a dedikon protestuesve, me bindjen se përpjekja e opozitës është bllokimi i negociatave dhe goditja e Reformës në Drejtësi. Nëpërmjet statusit të tij Xhafaj pyet pjesmarrësit e protestës: A është i gatshëm Luli ta pranoj sfidën?!/Ekskluzive.al
Reagimi i ministrit Xhafaj:
Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.
Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë? E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund