Ballkani ka bërë një debutim dinjitoz në fazën e grupeve të Conference League-s. Historia nuk ka përfunduar thjesht me pjesëmarrjen në këtë kompeticion, por duket se në Suharekë kërkojnë të marrin maksimumin në grupin e tyre.
Ekipi i Ilir Dajës ka flirtuar deri në minutat e fundit me fitoren e parë në këtë fazë të turneut, por një gol në minutën e 91-të bëri që në fund të dilnin nga stadiumi me vetëm një pikë.
Armend Thaqi ngriti peshë tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur në minutën e 65 shkundi rrjetën e CFR Cluj-it. Shpresat për një fitore historike rriteshin me kalimin e minutave, por një pakujdesi në mbrojtje në minutën e 91-të i jep mundësinë Matiasit që t’i ndëshkojë. Ndeshja përfundon me rezultatin 1-1, që sërish mbetet mjaft pozitiv për Ballkanin e Ilir Dajës.
First goal in history of Kosovo teams in the group stages😥🇽🇰
Ballkani 1-0 CFR Cluj (65 Armend Thaqi)#UECL pic.twitter.com/gp8ByIAlPO
— Eren Beksaç (@rnbksc) September 8, 2022