Papa Françesku kthehet për të folur për konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë dhe nuk i prish fjalët. Sipas Papës, ne po përballemi me Luftën e Tretë Botërore. Një konflikt që po zhvillohet “pjesë-pjesë”, siç e përkufizon ai, por që do të ketë pasoja shumë të rënda ekonomike dhe sociale.
“Stuhia e pandemisë nga Covid-19 na ka detyruar në kufizime të ndryshme të jetës së përditshme dhe të aktiviteteve tona baritore.
Tani duket se më e keqja ka mbaruar dhe falë Zotit mund ta gjejmë veten përsëri. Por fatkeqësisht Evropa dhe e gjithë bota janë të mërzitur nga një luftë e rëndesës së veçantë, si për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, për rreziqet e përshkallëzimit bërthamor dhe për pasojat e rënda ekonomike dhe sociale.
Është një luftë e tretë botërore “pjesë-pjesë”, e së cilës ju jeni dëshmitarë në vendet ku po kryeni misionin tuaj”, tha Papa Françesku pwr Përfaqësuesit Papnor për takimin Trienal që po zhvillohet në Vatikan nga 7 deri më 10 shtator. Sw fundmi Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po e çon botën në prag të krizës ushqimore.
Banka Botërore ka thënë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret gati për gjysmë këtë vit, pasi është duke krijuar valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale veçse po përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit. Sipas Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO), ushqimet në nivel global janë 20 për qind më shtrenjtë seç kanë qenë një vit më parë.
Ukraina vështirë se do të mund të korrë grurin këtë sezon, ndërsa marrja e produkteve nga Rusia është bërë gjithashtu më e vështirë, pasi bizneset nuk duan të rrezikojnë të bien ndesh me sanksionet që ka ky shtet. Por, nga këto dy shtete Rusia dhe Ukraina sigurohen gati 30 për qind e furnizimeve globale me grurë.