osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dekomunistizimi, PD: Ndalim me ligj i filmave, këngëve, fotove dhe pikturave të diktaturës! Po fotos së kryetarit?

Dekomunistizimi, PD: Ndalim me ligj i filmave, këngëve, fotove dhe pikturave të diktaturës!  Po fotos së kryetarit?

Filmat, këngët, fotografitë e madje edhe lapidarët që kujtojnë të shkuarën komuniste duhet të ndalohen me ligj. Kjo është një nga pikat e propozimit të projektligjit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të etiketuar si dekomunistizimi.

Një nga çështjet që është trajtuar më gjerësisht në ligj është propaganda komuniste duke listuar të gjithë elementët që sipas demokratëve përfaqësojnë elemente të së shkuarës që nuk duhet të promovohen më.

“Propagandë për regjimin totalitar komunist” është çdo akt propagande, i kryer me çdo mjet, që mohon, minimizon në mënyrë të ndjeshme, miraton ose justifikon natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist, të veprimtarisë së PPSH dhe të organeve të diktaturës komuniste.

Propozimi i grupit parlamentar të PD-së

Këto masa përfshijnë filmat që kanë në përmbajtje elemente të regjimit komunist në Shqipëri. Akti në fjalë parashikon që pjesë e sanksioneve të jetë edhe reklamimi nëpërmjet fotove, muzikës apo parullave si simbole të ish-regjimit. Diçka që në Shqipëri ndodh minimalisht dy herë në vit, më 5 majin e përkujtimit të dëshmorëve të atdheut dhe 29 nëntorin e ditës së çlirimit.

Por çfarë bëhet në rastet kur këto parulla janë të trupëzuara në objekte të paluajtshme?

Në rastin, kur këto simbole janë të trupëzuara me sende të paluajtshme, atëherë institucioni përgjegjës për administrimin e sendit të paluajtshëm, brenda 3 muajve nga konstatimi, merr masat e duhura për eliminimin e tyre ose nëse është rasti për transformimin fizik në atë masë që simboli i transformuar të mos shërbejë për qëllime të propagandës së regjimit totalitar komunist.

Propozimi i grupit parlamentar të PD-së

Në draft sanksionohet se shkelja e këtyre parashikimeve, fillimisht gjobitet nga 200 mijë deri në 500 mijë lekë dhe në rast përsëritje, kallëzohet penalisht. Projektligji në fjalë është futur tashmë në programin e punës së Kuvendit dhe për miratimin e tij pritet të mos ketë shumë vështirësi, të pakën sipas deklarimit të kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla, se ishte i gatshëm që të negocionte vetëm që në këmbim të merrte kartonët e grupit të Alibeajt vetëm që të votonte nismat e saj për ish-bashkëpunëtorët e regjimit komunist.

Për këtë nismë, demokratët nisën punën me ekspertizë gjermane që prej 2017-s, por e harruan teksa u përqendruan në bojkot Parlamenti e më pas djegie të mandateve të deputetëve.