Ushtari 25-vjeçar, Olcion Muça, i cili dy ditë më parë tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë është lënë nga gjykata nën masën e arrestit me burg pa afat.
Ai ka shfaqur pendesë para trupit gjykues për veprimin e kryer, por para togave të zeza ai ka thënë se eshtë shtyrë në këtë veprim për shkak të mungesës së parave.
Ai tha gjithashtu se rroga nuk i dilte për të mbajtur familjen dhe se i kishin refuzuar edhe kërkesën për strehim social. Ndërkohë që pak ditë më parë ai theksoi se gjykata i kishte refuzuar kërkesën për overdraft.
Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë
Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.