Një grup prej 4 personash, 2 grekë 36 dhe 41 vjeç dhe 2 shqiptarë 27 dhe 32 vjeç u vunë në prangat e policisë greke, pas një aksioni që goditi bandën e trafikut të drogës.
Policia sekuestroi 53 kg 200 gram marijuane, 55 mijë 70 euro dhe 6 celularë. Nga hetimet e para rezulton se droga transportohej me makinë me qira nga 36-vjeçari grek ndërkohë që 32-vjeçari shqiptar ka qenë person në këkim për trafik droge.
Operacioni u finalizua në zonën e Nafpaktias.