Sa herë që Lady Diana takonte dikë, i thoshte: Të lutem, më quaj Diana, jo Princeshë Diana!
Kjo ishte princeshë!
Sot, edhe pse ka 25 vite që është ndarë nga jeta (31 gusht 1997), Lady Diana mbahet mend akoma si një ikonë e përjetshme
E bukur, bjonde, princeshë dhe nënë, e pakënaqur, e trishtuar, e tmerruar dhe e vdekur: ja se si princesha britanike i hyri në zemër popullit të saj
Nga hiri i Princeshës së Uellsit, u lind princesha e popullit, me në mes transformimin e një stili të jetesës, ndaj të cilit Diana u rebelua, duke rrëfyer në megafonët e medias, dobësitë e saj.
Diana, në kohën e vdekjes së saj, nuk ishte në lartësinë mbretërore, madje as në zemrën e Uindsorëve, por reagimi i njerëzve ishte i mahnitshëm, kështu që familja e saj duhej të kthehej prapa dhe ta detyronte mbretëreshën të bënte homazhet, që ajo nuk do të donte të ofronte.
Ajo që është e mahnitshme rreth Dianës është se ajo nuk ishte hija e Princit Charles apo një kukull e familjes mbretërore.
Ajo ishte më shumë se një fytyrë e bukur.
Lady Diana ishte një njeri me personalitet të fortë dhe të mprehtë, një princeshë që frymëzoi një brez të tërë.
“Ditën e aksidentit tragjik, nëna jonë Diana ishte në Paris dhe ne ishim në Skoci, në rezidencën Balmoral. Atë natë na mori në telefon, por ne ishim fëmijë dhe nuk na pëlqente të flisnim shumë me prindërit tanë. Plus që ishim me pushime dhe po nxitonim për t’u rikthyer tek loja me kushërinjtë tanë të vegjël.
Kur erdhi radha ime, unë fola me të vetëm pesë minuta. Nëse do ta kisha ditur se do të ishte telefonata e fundit me të, do t’i kisha thënë shumë më tepër.
E kam akoma në vesh të qeshurën e saj të fortë, atë të qeshur ” të çmendur” që buronte nga lumturia e pastër që reflektohej në fytyrën e saj. Ajo gjithmonë më thoshte: Mund të jesh i pabindur sa të duash, për aq kohë sa askush nuk të kap”.
*Fjalët e Harry-t për Lady Diana-n