osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zoti kryeministër ndërroi drejtorët se u lodhën duke vjedhur

Zoti kryeministër ndërroi drejtorët se u lodhën duke vjedhur

Shqipëria, u përfshi nga hajdutëria, si pandemia, që kur u vendos demokracia. Aktorët politik që dolën në krye të partive politike me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri, si një uragan, shkatërruan pasurinë 45 vjeçare, duke nisur me fabrika, uzina, kombinate, tokat bujqësore, plantacione me dru frutorë, hekurudha, institucione arsimore-kulturore e shkencore, muze, ushtrinë dhe gjithë pasurinë, gjithçka që ishte ndërtuar me djersën e popullit. Implemntuan teorinë zero dhe premtuan çekun e bardhë, që mirëqenia do na vinte si dhuratë nga përtej oqeanit.

Kjo aventurë donkishoteske, ishte një strategji për të plaçkitur e vjedhur pasurinë e popullit nga hajdutët politik. Pluralizmi në Shqipëri, erdhi me filozofinë, që gjithçka që trashëgojmë nga e kaluara, të bëhet pluhur e hi dhe çdo gjë të nis nga e para, se kështu ka thënë “ demokrati” Sala.

Falë zotit, që marrëzitë dhe aventura “demokratike”, nuk shkoi deri aty sa të shembin dhe hidrocentralet, se do ndriçoheshim edhe sot me tradicionalen, mesjetaren, pishën e kandilin, se për 32 vjet nuk është ndërtuar asnjë hidrocentral apo termocentral për të siguruar ndriçimin. Me qetësi, me urtësi, pa partishmëri, me shqiptari, çdo njeri, le të bëjë bilancin për gjithë atë pasuri, që u varros nga një klasë politike plot histeri. Kush mban përgjegjësi?!…

Në situatën që u katandis Shqipëria nga aventurierët politik, bota perëndimore ofrojë ndihma materiale e monetare, që edhe këto u administruan nga banditët politikë, që i përvetësuan dhe u pasuruan me ndihmat e ndërkombëtarëve. Për inerci, ishin këta “banditë politikë”, që ishin në krye të partive dhe erdhën në qeveri, duke ndërruar portat sa majtas djathtas, për 32 vjet. Populli pati besim dhe ende se ka humbur besimin, megjithë zhgënjimet që ka përjetuar, se qeveria Rama do sjell ndryshime. Unë nuk jam nihilist, por as oportunist për t’i thënë të bardhës e zezë. Gjatë qeverisjes Rama, është rritur prestigji në arenën ndërkombëtare, ka ndryshuar infrastruktura, mobilimi i qyteteve, por ka një plagë që vazhdon të majiset dhe ajo është administrata e pa aftë dhe e korruptuar.

Ky është një fenomen i trashëguar që ende s’është korrigjuar dhe vjen duke u thelluar. Çdo konkluzion real, vjen nga analiza e fenomenit. Po të analizojmë institucionet qendrore dhe vendore, duke filluar nga ministritë, e deri te bashkitë e komunat në rrethe dhe drejtoritë përkatëse, me keqardhje do shohim se ka anomali, e monstruozitete në përbërjen e administratës. Struktura e dikastereve është kaotike dhe si përgjigjet funksionit që duhet të kryej çdo ministri.

Duke ju referuar një shembulli në mënyrë panoramike, pa u futur në detaje, mund të bësh përgjithësime. Po marr për model Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit,që kam punuar për 30 vjet në drejtorinë e Shtypit dhe Informacionit dhe kam një njohje më racionale për funksionet e saj. Kjo ministri, s’ka më as drejtori bujqësie apo blegtorie, por ka drejtori juridike, etj, dhe në përbërje të drejtorive siç është Shërbimi Këshillimor, ka dhe punonjës mësuesie që ka mbaruar gjuhë-letërsinë apo piktor, që marrin rrogën nga taksapaguesit shqiptar, si parazitë jashtë profesionit agrar. Ndokush do pyes, por çdo mësuesja e letërsisë në Ministrinë e Bujqësisë?. Përgjigjia do ishte për të recituar ndonjë poezi, blegtorëve në akademi.

Ndërsa piktori është zgjedhur për të punuar në sektorin e bujqësisë, se fshati ka natyrë piktoreske dhe piktori frymëzohet për vepra artistike. Po ta thellosh vështrimin në të gjitha ministritë përfshirë dhe atë të bujqësisë, ministrat janë adoleshentë, këshilltarët pionierë. Ky është një abuzim me fondet e taksapaguesve. Punonjës të pa aftë dhe pa përvojë, si dhe qenia jashtë profesionit në administratën shtetërore, të punësuar për motive militantizmi, krahinalizmi, nepotizmi dhe klientelizmi, duhet konsideruar një abuzim i pastër me paret e popullit. Abuzimi dhe korrupsioni është një fenomen i përhapur në çdo qelizë të shoqërisë. Për ato raste që ndodhin në administratën shtetërore duhet t’i shënjësojë qeveria dhe SPAKU e drejtësia, duhet të tregohen më aktiv. Korrupsioni, në ministri, në bashki, e drejtori, në mënyrë kapilare, duhet të ndëshkohet rreptë nga qeveria dhe drejtësia.

Në raste se do mbetet si deri më sot me konstatime, kërcënime, paralajmërime, e premtime boshe, për zhurmë e bujë, me “ non grata”, populli është ngopur me këto pallavra dhe aktorëve përgjegjës, s’u merr më ujë lopata . Qeveria, drejtësia dhe SPAKU, secili në rolin e vet, mos luajnë më teatër me popullin se nuk është aq naiv, duke deklaruar se nuk i gjejnë dot të korruptuarit. Ata duken në dritën e diellit dhe të hënës, por disa janë të njerkës e disa të nënës. Po të shikosh vilat, hotelet, mediat dhe universitetet, përgjithësisht kanë për autor qeveritar, kryebashkiak, doganier, tatimor, gjykatës e prokuror.

E gjithë kjo pasuri, ka një autorësi dhe thuhet se është bërë me “punë e sakrifica”, me zotësi, por populli ka sy, të gjitha i di, dhe flet, por se dëgjon njeri. Po e ilustroj me një shembull real nga jeta në monizëm. Në fshatin Murr të Dibrës, ishte dërguar një fond nga qeveria për të ndërtuar një shkollë të re. Kryetari i Kooperativës dhe Sekretari i Partisë nga fondi i shkollës përvetësuan një shumë lekësh dhe ndërtuan nga një shtëpi për vete. Një i moshuar për këtë fakt i drejtoi një letër anonime Enver Hoxhës, ku u dërgua një ekip instruktorësh nga Komiteti Qendror i Partisë për të verifikuar letrën. U mblodh populli, ku në presidium ishin të deleguarit dhe autoritetet e rrethit dhe të operativës. Në këtë trysni, askush nuk kishte kurajo të fliste, se kishte frikë.

Instruktorët ikën pa asnjë përgjigje. Pa sosur instruktorët në Komitetin Qendror, vajti letra tjetër anonime ku akuzoheshin dhe instruktorët se ishin të pa aftë të zbulonin abuzimin e drejtuesve të kooperativës. Në këtë situatë u dërgua një grup tjetër instruktorësh ku u udhëzuan që të mblidhet populli pa praninë e autoriteteve në presidium. Ju bë thirrje popullit se nuk do të kishte asnjë konsekuencë ndaj denoncuesit, ndaj duhet të flisnin. U ngrit një i moshuar dhe ju drejtua instruktorëve në dialektin dibran. “ O të delegum, e shikoni çi atë vilë atje, po, ju përgjigjën instruktorët.

Çi ajo vilë or ju është e Kryetarit të kooperativës. E shikon atë vilën tjetër, ajo është e Sekretarit të Partisë. A kanë vjedh, a s’kanë vjedh, unë sun di gjë, atë gjejeni ju. Vetëm kam një lutje vazhdoi i moshuari, që çi atë kurs ta bëj në verë se sun e bëj dot në dimër, se jam plak. Të deleguarit që nuk e kuptonin ironinë e dibranit, pyetën të pranishmit për çfarë kursi e ka fjalën. Ja shpjeguan, se thotë që do më fusin në burg. E siguruan të moshuarin që nuk do kishte asnjë pasojë, dhe verifikuan dokumentacionin për ndërtimin e shkollës dhe rezultoi abuzimi që u shoqërua me arrestimin dhe dënimin e kryetarit dhe sekretarit të partisë.

Ky shembull flet qartë se po të ketë vullnet qeveria dhe drejtësia, nuk lulëzon hajdutëria. Ka ardhur koha që t’i jepet fund teatralitetit, nga aktorët e drejtësisë, SPAKUT dhe të shtetit, se realiteti flet vetë, s’ka nevojë për koment. Po t’i kalosh në filtrin financiar, “ agallarët 32 vjeçar”, ke për të parë se kryeministra, ministra, kryebashkiak, prokurorë, gjykatës e deri komunar, korrupsioni dhe hajdutëria i ka përlarë dhe përgjegjësia rëndon shumë në kandar. Ke frikë të futesh në zyrat e shteti, se drejtorët dhe punonjësit të shikojnë në sy dhe pa folur, duket se të thonë: “zarfin”, më ha dora zotëri.

Kjo situatë i ka bërë qytetarët që të humbasin besimin dhe të kërkojnë mërgimin. Për të shpëtuar Shqipëria, duhet apokalips në administratë, duke i kaluar në filtër për profesionalizëm, për sjellje qytetare dhe etikë zyrtare, për cilësi karakteriale, për performancë intelektuale. Duhet krijuar modeli i zyrtarit europian ku duhet të integrohemi, por të përfitojmë e të “përgjegjësohemi”. Në mbyllje të këtij shqetësimi mbarë popullor, ku zien revolta e brendshme pa ngjyrime politike, të majtë e të djathtë, mesazhi që dua të përcjell janë fjalët e dibranit të moshuar, që strukturat e larta të katër pushteteve duhet t’i kenë regjistruar për t’i korrigjuar.

“ I shikoni ato vila nga Gjiri i Lalësit deri në Sarandë, ato janë të shtetarëve, gjyqtarëve, gazetarëve, parlamentarëve, të doganierëve dhe tatimorëve-…por kurrë të profesorëve. A kanë vjedhur, a s’kanë vjedhur ?!.. “Unë nuk di gjë”.