Nesër është 26 Maj, dita e zezë, kur demokracia shqiptare mori goditjen më të rëndë.
Nesër është 26 Maj, por jo i vitit 1996, por i vitit 2018.
Ndërsa vendi po shkon drejt realizimit të objektivave, që u interesojnë çdo shqiptari, ditëzinjtë e 96-ës, me në krye faqeziun e asaj kohe, duan të na kthejnë edhe njëherë në tunelin e neodiktaturës, që prej 22 vitesh e kanë hapur, pa mundur të na fusin brenda në të.
Të dëgjosh Sali Berishën, tek flet për demokraci me 26 Maj, është një fyerje e rëndë për viktimat dhe viktimën… Shqipëri!
Të shikosh, se ende Sali Berisha, babai i antidemokracisë, është i lirë, qesh, gëzon dhe jeton i lumtur, ai dhe familja e tij (politike), e tallen me familjet që kanë veshur me të zeza… është një turp i madh për këtë popull!
Të shikosh, ca palaço mediash, që promovojnë dhe u nxijnë jetën shqiptarëve me thëniet e Sali Berishës dhe që harrojnë se çfarë u bëri gazetarëve dhe gazetarisë në vite ky monstër… është tmerr?!
Të harrosh, se si Sali Berisha më 26 Maj filloi rrënimin e demokracisë, eleminimin me armë dhe gjak të votës së lirë, dhe krijimin e gestapos SHIK-u, që mori pushtetin parlamentar, presidencial dhe të drejtësisë… duhet të jesh i poshtër.
Të harrosh si gazeta “Koha Jonë” u dogj e u përvëlua dhe të shikosh viktimat të lehin prapë në përkrahje të ekzekutorit… është kulmi i kurvërisë!
Të dëgjosh këto viktima të rreshtuar në krahun e dhunuesve të tyre, të vendosin shenja barazimi mes shtetit të krimit, që krijoi komunisti xhaketkthyer Berisha, me shtetin që kemi sot… është lajthitje.
Vërtet i dhunuari Nikoll Lesi, i rrjeshtuar nga është rrjeshtuar, i marruri peng në Mal me Gropa, nga Berisha… sot në prehrin e Berishës, dyshon se policia do ushtroj dhunë ndaj opozitës mikse, qesharake dhe të trembur LSI-PD?!
Nikolla, duhet të bëjë “hallvë”, që të kujtoi me dhembje, 22 vjetorin e shpëtimit nga vdekja, e ta harroi makthin që i ka ngelur më 28 Maj 1998: Çdo të ndodh nesër kur, të protestoi opozita?!/Ekskluzive.al