Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga burgu ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Vendimi u mor sot, pasi GJKKO pranoi kërkesën e avokatit të tij për lirimin për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit. Ish-drejtori i RTSH, u dënua me nje vit e 4 muaj burg me akuzën e shpërdorimit te detyrës.
Ndërkohë çëshjta nga tij do të zhvillohet në Apel ku Gëllçi kërkon pafajësi.
Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për ‘RTSH Agro’, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni.
Bëhej fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.