Aksidentohet një familje në aksin Fier-Vlorë, humb jetën fëmija i tyre 6 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:45 në afërsi të fshatit Panaja.
A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë fëmija 6 vjeç ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili kreu veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.