Policia italiane arrestoi bashkëshorten e Shefki Kurtit, shtetasit shqiptar 72-vjeçar me banim në Badia Polesine, Rovigo, trupi i të cilit i copëtuar ishte gjetur në ujërat e kanalit Adigetto, pranë Villanova del Ghebbo (Rovigo). .
Gruaja ka rrëfyer se ka vrarë të shoqin duke e copëtuar me një sëpatë në banjë. Ajo u arrestua mëngjesin e së shtunës me akuzën e vrasjes së rëndë dhe shkatërrimit dhe vrasjes së një kufome dhe tani ruhet në Departamentin e Psikiatrisë të spitalit Rovigo.
Nadire Kurti, ky është emri i gruas, e cila dyshohet se ka pranuar krimin.
“Po, e vrava. E bëra copë me sëpatë në banjë,”- tha ajo.
Shefkiu njihej si një person i qetë dhe i dashur. Familja Kurti kishte lundruar nga porti i Durrësit, qyteti i tyre i origjinës gjatë një prej valëve të para të eksodit të madh nga Shqipëria, në vitin 1991. Familja ka dy fëmijë, Alketa e cila u shpërngul në Zvicër dhe Arbeni, që punon Dj dhe jeton shumë afër prindërve, në Masi.
Ai është pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.
Apartamenti i prindërve ndodhet në katin e parë, mbi një magazinë, ku orët e fundit fqinjët kanë parë ekspertë të mjekësisë ligjore dhe hetues duke hyrë dhe duke dalë nga shtëpia në kërkim të gjurmëve.
Kamerat, të vendosura nga familja për të monitoruar hyrjen e shtëpisë, nuk ndihmuan. E megjithatë celulari i burrit, për momentin, nuk ka dhënë informacione të dobishme: siç shpjegoi familja, 71-vjeçari e la në shtëpi para se të dilte më 24 korrik, pas një debati me bashkëshorten.