Kryeministri Edi Rama tha nga Sllovenia se Shqipëria ka buxhetin më të vogël se i Cristiano Ronaldos, por megjithatë nuk ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë, pavarësisht krizës energjetike.
Rama: Ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e enegjisë asnjë cent. . Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji.
Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Cristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon.
Moderatori: Analogjia me Cristiano Ronaldon për buxhetin, i cili tashmë rri në stol është pak e padrejtë…