osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historia e rrallë e 15 vjeçares që vendosi të garojë për Shqipërinë, duke “tërbuar” Italinë

Historia e rrallë e 15 vjeçares që vendosi të garojë për Shqipërinë, duke “tërbuar” Italinë

Kjo është historia e rrallë e 15-vjeçares italiane që do përfaqësojë Shqipërinë në gara ndërkombëtare të skive.

Bëhet fjalë për adoleshenten e talentuar Lara Colturi. E lindur nga dy prindër italianë, kampiones olimpike italiane Daniela Ceccarrelli dhe Alessandro Colturi-t, ajo është stërvitur në nivele të larta dhe i ka fituar thuajse të gjithë trofetë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në ski.

Ajo është regjistruar në bazën e të dhënave të federatës ndërkombëtare të skive si sportiste nga Shqipëria dhe jo Italia, vendi i saj i origjinës.

Lara Colturi, e ëma Daniela Ceccarrelli dhe djali i familjes kanë marrë në maj të këtij viti pasaportën shqiptare, duke vendosur të garojë për Tiranën zyrtare.

“Ajo po vjen nga një varg fitoresh në Amerikën e Jugut. Kjo është edhe më e mahnitshme kur shikon kombin që ajo përfaqëson: Shqipërinë.

Megjithatë, skiatorja e re nuk është askush tjetër veçse vajza e italianes Daniela Ceccarelli, kampione olimpike në super slalom në vitin 2002” – shkruan ‘Le Dauphine’.

Por si shpjegohet që një kampione e rrallë, që do e kishin zili të kishin në kombëtaren e tyre shtete me traditë në ski, zgjodhi Shqipërinë?

Historia e skiatores 15-vjeçare është e pazakontë. Vajza e italianes Daniela Cecarelli, kampione olimpike në super-G në vitin 2002, nuk konkurron për të njëjtin komb të nënës së saj të shquar, por ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë.

Pse kjo zgjedhje? Argumenti i parë do të ishte dëshira për ndërtuar një projekt familjar rreth Larës. Në fakt, ajo ka ndërtuar një strukturë private, të titulluar ‘Golden Cecarelli Team’ me trajnere nënën e saj Daniela Ceccarelli.

“Për ne është e rëndësishme dhe thelbësore që Lara të ndjekë projektin e familjes”, shpjegon ajo në faqet e Corriere della Sera. “Me Shqipërinë do të mund të ketë qasje të pakufizuar në gara ndryshe nga sa do të kishte ndodhur nëse do të garonte për Italinë” – deklaron e ëma.

Zgjedhja e telentes 15-vjeçare ka shkaktuar jo pak polemika në vendin fqinj megjithatë vendimi është marrë pas vlerësimeve të gjata dhe të kujdesshme, siç ka shpjeguar më herët e ëma Daniela Ceccarelli, e emëruar edhe drejtore teknike e kombëtares shqiptare, e cila ka theksuar se shkaqet nuk janë aspak ekonomike.

Lara është rritur në ekipin e artë të Ceccarelli-t, shkollën e skive të drejtuar nga prindërit e saj. Që në fëmijëri ajo është stërvitur me programe specifike për t’u përgatitur për nivelin e lartë. Në kampionatin e fundit italian, ende fëmijë ajo fitoi në sllallom dhe super-G.

Në kampionatin e fundit ku mori pjesë, në ‘El Colorado Women Giant Slalom’ që u zhvillua në Kili, Colturi u rendit në vendin e parë.