osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokurori i “CEZ-DIA” ka edhe dosjen e Ilir Metës për pastrim parash, ja kush është Sotir Kllapi, i trajnuar nga SHBA për luftën ndaj korrupsionit

Prokurori i “CEZ-DIA” ka edhe dosjen e Ilir Metës për pastrim parash, ja kush është Sotir Kllapi, i trajnuar nga SHBA për luftën ndaj korrupsionit

Politika shqiptare dhe veçanërisht Ilir Meta e tabori i tij, duket se është tronditur ditët e fundit, pas vendimit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të hetuar ish-presidentin e Shqipërisë, sot kryetar i Partisë së Lirisë. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje.

Kallëzimi i ish-deputetit Halit Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, “Kronen Zeitung”, e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Kështu që nisur nga këto detaje, SPAK ka nisur hetimet ndaj Metës dhe dosja e tij është në dorë të prokurorit të njohur Sotir Kllapi, i cili gjithashtu ka hetuar shumë dosje të bujshme si ajo e CEZ-DIA, e cila është kthyer në “dhimbje koke për Ilir Meta”, për shkak se ai është një ndër personat e akuzuar nga juristi Romeo Kara, apo edhe atë të ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe ish-kryebashkiakut Xhelal Mziu dhe asaj të Ndraghetës.

Pra,nisur nga fakti që njeriu që ka hetuar gjithë këto dosje të bujshme, njëra prej të cilave është rihapur dhe është në fazë hetimi si CEZ-DIA, aferë kjo nga më të mëdhajat e ndodhur në Shqipëri, ku është përfshirë edhe ish-presidenti Meta, tregon se ky i fundit do ta ketë pisk punë dhe do të ketë telashe, pasi ka përballë një magjistrat që busull dhe kryefjalë ka vetëm ligjin.

Kjo do të thotë se nëse hetimet do të vijojnë pa u ndikuar nga klithmat e politikës dhe sulmet e orkestruara prej saj në adresë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, shumë shpejt do të shohim në bangën e të akuzuarve, disa prej politikanëve shqiptarë që deri më dje e konsideronin veten si të “Pa prekshëm”, sikundër është Meta.

Ja kush është Sotir Kllapi

Po kush është Sotir Kllapi, njeriu që ka në dorë mundësinë historike për t’i dhënë goditjen e parë serioze korrupsionit në nivelet e larta dhe kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri?! Sotir Kllapi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit.

Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Pogradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon.

Trajnimet në SHBA dhe BE

Procesi i vlerësimit të kandidaturave kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-BE. Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Edhe pse është pjesë e organit të akuzës prej 13 vitesh, Sotir Kllapi nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, të paktën deri në vitin 2018.

Prokurori rezulton se ka jetuar me qira në Qytetin Studenti, duke lidhur një kontratë qiraje me Rezidencën Studentore Universitare Tiranë. Megjithatë mbetet për t’u parë e çfarë zgjidhje do t’i japë dosjes së Ilir Metës, e cila mund të jetë edhe dosja që do të shënjojë karrierën e tij. /Sidorela Braçja